Zv/presidenti amerikan J.D. Vance takohet me Papa Leoni XIV në Vatikan

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, u takua sot në Vatikan me Papën Leonin XIV, i cili është udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Botërore nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë takimit, Vance i dorëzoi Atit të Shenjtë një ftesë zyrtare për të vizituar Shtetet e Bashkuara.Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Papa priti në audiencë Vance-in në mëngjes dhe se “ishte një takim i mirë dhe produktiv.” Ajo sqaroi gjithashtu se presidenti Trump “shpreson ta shohë Papën Leon në Uashington sapo ai të ketë mundësi të vijë”.Vance, i cili ishte kritikuar ashpër në të kaluarën nga Papa i ndjerë Françesku për qasjen e ashpër të administratës Trump ndaj imigracionit, i dorëzoi Papës një letër personale duke deklaruar se ishte nga Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, të cilët “ju ftojnë të vini”.Papa, i ulur përballë Vance-it në zyrën zyrtare të tij në Pallatin Apostolik, mori letrën dhe, sipas një videoje të publikuar nga Vatikani, u dëgjua të thoshte: “njëherë e një kohë” (në kuptimin: ndoshta në të ardhmen).Vatikani nuk komentoi menjëherë mbi çështjen e ftesës.Në një njoftim zyrtar, Selia e Shenjtë konfirmoi takimin mes Vance-it dhe Papës Leon, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi bisedimet e tyre. Nga ana e tij, zëdhënësi i Vance-it tha se fillimisht u takuan vetëm përballë përballë, përpara se t’u bashkohej takimit edhe Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, i cili është gjithashtu katolik.Gjatë takimit, Vance i dhuroi Papës një fanellë të ekipit amerikan të futbollit Chicago Bears, me ngjyrë blu dhe portokalli, me mbishkrimin “Papa Leon” dhe numrin “XIV” (14 në numra romakë).Pas takimit me Papën, Vance u takua edhe me zyrtarë të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, organi më i lartë diplomatik i Kishës Katolike. Në një deklaratë të Vatikanit, këto bisedime u përshkruan si “të ngrohta”.“Në takim pati shkëmbim mendimesh për çështje të ndryshme ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare në zonat e konflikteve dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të negociuar mes palëve të përfshira”, thuhej në deklaratën e Vatikanit.

Publikuar nga Publik Media