Interi sapo është kthyer në Itali nga Mynihu, pas humbjes së thellë në finalen e Ligës së Kampioneve, 5-0 kundër PSG-së.
Pasi zbarkuan në aeroportin e Malpensës, zikaltërit u pritën nga autobusët e klubit, duke u nisur menjëherë për në Milano dhe pa bërë asnjë deklaratë për mediat e pranishme.
Zhgënjimi në botën e Interit është i prekshëm dhe i natyrshëm, pasi ata shpresonin të kishin një përvojë krejtësisht të ndryshme në finalen e dytë të Ligës së Kampioneve të luajtur në 3 vitet e fundit. Por tani klubi nuk do të ketë shumë kohë për të humbur, situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme, edhe duke pasur parasysh të ardhmen e afërt.
Për shembull, pozicioni i trajnerit Simone Inzagi duhet të bëhet i qartë, para së gjithash.