Zjarri në restorant, flet pronarja: Ia lë në dorë drejtësisë

Pronarja e restorantit të djegur në Theth Aida Gjeçaj ka treguar se në momentin e rënies së zjarrit nuk ishte në bujtinë.

“Nuk kam dijeni pasi mbrëmë isha në Tiranë.Kur më kanë njoftuar në 2 të natës që kishte rënë zjarr tek subjekti im. Komshinjtë kanë ndërhyrë por nuk kanë mundur të shpëtojnë gjë. Ky ishte subjekti im me panele diellore. Zjarrëfikësja ka ardhur me vonesë por gjithsesi nuk kanë lejuar që të marrë flakë pjesa e bujtinave dhe turistët janë mirë”, është shprehur ajo.

Gjeçaj lë në dyshim faktin se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm ndonëse nuk dyshon tek ndonjë emër dhe i bën apel drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes.

“E vetmja gjë që ekspertët kanë faktuar është se energji ka pasur dhe kur restoranti ka marrë flakë, pra nuk ka qënë për shkak të defekteve. Unë nuk kam dyshime por dua të them se s’kam patur konflikte me kënd. Kam vetëm 5 dhoma sepse s’kam dashur të ndërtoj pa leje.

Kjo ndodhi në një kohë që ka këtë aksion në Theth dhe është një rastësi e keqe por unë nuk kam pas asgjë të paligjshme. Kostoja e ndërtimit të saj është rreth 150 mijë euro, dëmet janë materiale.

Mbase s’të vjen mirë se mund të jetë e qëllimshme por ia lë në dorë drejtësisë. Duke qënë se jemi si familje të lidhur me drejtësinë ia lë ne dorë drejtësisë dhe e vërteta herët apo vonë do dalë”, ka deklaruar pronarja.

Demi i shkaktuar në djegien e restorantit kap vlerën e 150 mijë euro.

Publikuar nga Publik Media