Zjarri vdekjeprurës në Pukë, tregon plaku i shtëpisë: Thirra djalin e s’m’u përgjigj, po kur pashë fëmijët…

Pas tragjedisë që i ra në familje, ku djali dhe nusja humbën jetën mes zjarrit, i moshuari Pal Ndue Gjoni ka rrëfyer për mediat si i pllakosi gjëma në orën 2 të natës në shtëpi, teksa ishin duke fjetur.

“Dëgjova tullat që kërcisnin dhe më doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. Thirra djalin që të merrte gruan time, që e kam të paralizuar. Kur e thirra djalin, nuk m’u përgjigj. U gëzova kur pashë fëmijët që kishin dalë në oborr. Ajo që më ndodhi mua, mos t’i ndodhtë njeriu!” tha ai.

Dy të moshuarit janë strehuar tek të afërmit në një banesë pranë. 4 fëmijët pasi u mjekuan në spitalin e Pukës, u strehuan tek të afërmit e mamasë së tyre.

Shtëpia e Petrit Ndojt në fshatin Breg të Pukës mori zjarr në orën 2 të natës në rrethana ende të papërcaktuara.

Te tetë anëtarët e familjes flinin në katin e dytë të banesës. Petrit Ndoj 40 vjeç me gruan e tij Dava Ndoj 35 vjeçe nuk kanë mundur të dalin dhe kanë vdekur brenda në dhomën e tyre nga zjarri, pasi kishin tentuar të dilnin.

Kurse, katër fëmijët e tyre, më i madhi 12 vjeç, u hodhën nga ballkoni dhe shpëtuan bashkë me gjyshin dhe gjyshen e paralizuar, që e tërhoqën jashtë me duart e tyre.

Banorët e zonës dhe zjarrfikësit janë përpjekur ta shpëtojnë çiftin duke ndërhyrë dhe nga çatia, por nuk kanë mundur për shkak të vrullit të zjarrit. Trupat e tyre janë djegur dhe janë gjetur pas shuarjes së zjarrit.

Gjendja e banesës pas zjarrit:

 

Recent Posts

  • Politike

Noka shfajësohet për disfatën: PS na grabiti me bandat

  Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar qeverinë për blerje votash…

49 seconds ago
  • Publik News Albania

Arrestohen tre të rinj që shisnin bileta të Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, pas zbulimit të një skeme të…

17 minutes ago
  • Flash News

Punonjësi i Gardës së Republikës, gjendet i pajetë në automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një punonjës…

1 hour ago
  • Denoncime

Punonjësi i Salillarit merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro

A fshihet oligarku Pllumb Salillari pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ? Nga…

2 hours ago
  • Statusi Publik

Sadushi plan për eliminimin antikushtetues të gjyqtares Bejtja

Nga Landi Çela Skema për kapjen e Gjykatës Kushtetuese  Publik.al | veting | 5 Qershor…

10 hours ago
  • Sport

Si po grabiten tifozët me biletat në treg të zi

Fillojnë arrestimet e para  Një ndeshje, një kaos: Shqipëri–Serbi më 7 qershor 2025 në Tiranë…

13 hours ago