E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
𝗠𝗲 𝗽𝗮𝗸 𝗳𝗷𝗮𝗹ë!
Lajme

𝗠𝗲 𝗽𝗮𝗸 𝗳𝗷𝗮𝗹ë!

Për miqtë dhe jo miqtë, që vazhdimisht po më pyesin: “A nuk ju ka mbaruar kontrata juve qysh para 3 vjetësh”, apo, “a keni paguar ndonjë lek ju aty ku jeni”, ja një përmbledhje e thjeshtë e fakteve:

Faktet
– News 24 dhe Panorama ndodhen në 2 godina të ndryshme pranë ish-kombinatit të auto-traktorëve në Shkozë, Tiranë. Secila godinë është pronë me numër kadastral më vete. Për qartësi po i quajmë prona X dhe prona Y.
– Pronës X i mbaroi kontrata e qirasë para 3 vjetësh, pronës Y i mbaron në 2033. Këtë të fundit e konfirmoi edhe MEKI me njoftim zyrtar.
– Për pronën X, të cilës i mbaroi kontrata e qirasë në 2022, News24 kërkoi ta blejë sipas ligjit që i njeh të drejtën e parablerjes në rast investimesh të rëndësishme.
– I thanë “jo”. E hodhi në gjyq. Ai gjyq VAZHDON!
– Ndërkohë News24 vazhdon paguan rregullisht qira për pronën X, – shteti i ka arkëtuar paratë, – dhe kësti i fundit u pagua në korrik të këtij viti!
– Në një moment qeveria vendosi që pronën X, nga Ministria e Ekonomisë, t’ia kalojë Bashkisë Tiranë.
– Në mars të këtij viti, kur doli VKM nr.158, datë 12.03.2025, që i kaloi disa prona të ish-kombinatit të autotraktorëve një kompanie të re shtetërore me emrin “Kayo”, ku Ardi Veliu është administrator, prona X ishte pronë e Bashkisë!
– Mirëpo prona X, si pronë e Bashkisë, në bazë të ligjit për pushtetin vendor, duhet të tjetërsohet VETËM me vendim të Këshillit Bashkiak! KJO NUK KA NDODHUR! Tjetër gjyq për këtë!
– E fundit dhe më kryesorja: Prona Y me kontratë deri në 2033, NUK ËSHTË PJESË E HARTËS SË PRONAVE të VKM-së nr.158!

Konkluzion:
Edhe sikur të mos kishte gjyqe për pronën X, edhe sikur të ishte mbyllur ligjërisht historia e godinës X që News24 kërkon të blejë, mbetet godina Y me qira deri në 2033, të cilën qeveria NUK ia ka kaluar kompanisë “Kayo”. Dhe ne pengohemi të aksesojmë edhe këtë godinë! Sa të sqarojnë pak atë punën e hartës.

Pasojat:

News24 i lind e drejta për padi penale për:
– Përdorimin e Policisë së Shtetit pa praninë e një përmbaruesi, që nuk mund të vinte, sepse nuk ka një njoftim shkresor për lirimin e ambienteve, sepse NUK KA NJË VENDIM GJYKATE PËR LIRIMIN E AMBIENTEVE!
– Për operatorin e shpërndarjes që uli dritat, përfshirë fikjen e gjeneratorit privat të kompanisë, edhe pse si klient në kontratë ka News24!
– Për dëmet eventuale shkaktuar pajisjeve, – shumë pajisje në TV nuk fiken kurrë.
– Për këdo që ka vepruar “me urdhër” dhe jo “me shkresa”, siç shteti duhet të funksionojë, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.