Politika editoriale dhe korrigjimet
Kjo faqe shpjegon si punon redaksia e Publik Media dhe çfarë mund të presin lexuesit nga ne.
Saktësia dhe verifikimi
- Informacioni verifikohet para publikimit. Për pretendime të rëndësishme kërkojmë të paktën dy burime të pavarura ose një dokument zyrtar.
- Burimet anonime përdoren vetëm kur informacioni është me interes publik dhe burimi rrezikohet nëse identifikohet. Identiteti i tyre njihet nga redaksia.
- Lajmet e marra nga media të tjera citohen me burim.
- Fotot dhe videot verifikohen për origjinën; kur janë ilustruese, kjo shënohet.
Lajm dhe opinion
Opinionet publikohen në rubrikën OP-ED dhe shprehin qëndrimin e autorit, jo të redaksisë. Lajmet raportojnë fakte dhe pozicionet e palëve të përfshira.
E drejta e përgjigjes
Çdo person ose institucion që përmendet në një lajm ka të drejtë përgjigjeje. Përgjigjet e argumentuara publikohen pa vonesë, të lidhura me lajmin përkatës.
Korrigjimet
- Kur gabojmë, e korrigjojmë sa më shpejt, zakonisht brenda 24 orëve nga njoftimi.
- Korrigjimet thelbësore shënohen në fund të artikullit me “Korrigjim:”, datën dhe çfarë u ndryshua.
- Gabimet e vogla drejtshkrimore korrigjohen pa shënim.
- Lajmet nuk fshihen për të fshehur gabime; fshihen vetëm për arsye ligjore ose për mbrojtjen e personave të cenueshëm.
Për të na njoftuar për një gabim: [[email protected]].
Denoncimet e qytetarëve
Denoncimet anonime trajtohen si sinjale, jo si fakte. Asnjë denoncim nuk publikohet pa u verifikuar nga redaksia, dhe identiteti i denoncuesit mbrohet.
Përdorimi i inteligjencës artificiale
Lajmet shkruhen dhe redaktohen nga gazetarët tanë. Mjete të inteligjencës artificiale përdoren vetëm për detyra ndihmëse teknike, si përshkrimet për motorët e kërkimit, dhe kontrollohen nga redaksia.
Etika
Publik Media është anëtare e Aleancës për Etikë në Media dhe zbaton Kodin e Etikës së Gazetarit në Shqipëri.