E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Sali Berisha zbulon të vërtetën
Lajme

1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Sali Berisha zbulon të vërtetën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit se PD ka paguar 1.4 milionë euro për shërbimet e strategut amerikan Chris LaCivita dhe ekipit të tij gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se ekipi i LaCivita-s ishte një nga më profesionistët në botë, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe “makinerinë e tij të propagandës” për përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me shumën e kontratës.

“Çdo shqiptar mësoi dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël se ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit. Nëse shkoni në mars të këtij viti, do gjeni shifra 22 milionë etj. Shqiptarët panë se kjo shifër ishte 15 herë më e ulët në të vërtetë,” – deklaroi Berisha.

Sipas tij, “tullumbacja e skandalit u shfry”, ndërsa opozita zhvilloi një fushatë moderne, ndryshe nga çdo tjetër më parë.

“Ekipi i LaCivita ishte ekipi më serioz në botë, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, dhe bëri më të mirën e mundshme. Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë,” – theksoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.