E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1 shkurt, ditë pushimi
Lajme

1 shkurt, ditë pushimi

Lutfi Dervishi

Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë lajmin që shqiptarët prisnin prej shekujsh: çmimi i energjisë për konsumatorët që konsumojnë më pak se 700 kWh do të jetë 8.5 lekë për kilovat, dhe jo 9.5 lekë. Një ulje madhështore prej plot 1 lek për kilovat! Për plot 11 muaj! Deri më 31 dhjetor 2025!

Qeveria, e ka quajtur këtë vendim një “arritje historike”.

Po sa është vlera e 1 lek për kilovat? Për ta ilustruar këtë triumf të madh, imagjinoni këtë: kursimi i një familjeje mesatare do të mjaftojë për të blerë… një pako makarona.

Historianët që tani kanë nisur debatin nëse kjo ulje prej 1 lek është “arritje historike” apo “moment hyjnor”.

Nëse 1 lek për kilovat është një arritje historike, si do të duket libri i historisë së Shqipërisë?

Kur historia të shkruhet, dhe skeptikët të bëhen për një lek, ky 1 lek për kilovat do të zërë vendin e tij përkrah arritjeve të mëdha kombëtare. Kështu që, kur nesër fëmijët të hapin librat e historisë, do të lexojnë:

“Në vitin 2025, katër muaj para ditës së zgjedhjeve qeveria shqiptare jo vetëm i kurseu 1 lek për kv familjeve për 11 muaj, por shkroi dhe faqen me të lavdishme të historisë.

Për ta përkujtuar këtë ditë 1 shkurti shpallet ditë pushimi në nderim të vlerës së 1 leku.

Si të mos jesh krenar që je shqiptar me këtë histori të paparë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.