Basha falenderon ministrat e qeverise Rama!
Basha falenderon ministrat e qeverise Rama! Ne nje status ai ka pozuar me ekipin e tij teknik qeveritar ne qeverine Rama 1 duke i falenderuar. Fale marreveshjes se 18 majit me Ramen, zoti Basha braktisi sakrificat 100 ditore ne cader dhe u fut ne qeverine Rama 1. Por nuk kane munguar reagimet ndaj zotit Basha
Gazetari Çim Peka është një nga ata që janë rreshtuar kundër liderit demokrat Lulzim Basha që prej humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit.
Në një reagim në rrjete sociale, Peka lëshon fjalë të forta ndaj Bashës pasi thotë se me atë që po ndodh aktualisht Basha ose është i vonuar ose ne po kërkojmë shumë prej tij.
Gazetari i është referuar momentit kur në media të gjithë janë duke folur për trafikun e drogës, por nga opozita nuk ka asnjë reagim.
“Improvizoi një protestë me bidonë para bashkisë e sot kur të gjitha mediat flasin për “Më të madhin” në Tiranë, që sipas përgjimeve të shërbimeve partnere është shefi i trafikut të drogës, opozita nuk bën asnjë deklaratë për shtyp. Uroj të jem gabim në analizë, por ky përfundimisht është i kapur ose është i vonuar e ne kërkojmë shumë prej tij”,- shkruante dje Çim Peka.
Ndërkohë që debatit i janë bashkuar edhe të tjerë personazhe si analisti Andi Bejtja, i cili thoshte sot se Lulzim Basha ngjan si editor i sociales në gazeta “Mapo”
Sot pata një drekë falenderimi me ministrat teknikë. Misioni i tyre u sfidua nga mungesa e mbështetjes politike, mosbashkëpunimi dhe sabotimi, por ata shërbyen me kurajo, integritet dhe përkushtim, duke përballuar sulme dhe sprova të mëdha. Duke ju shprehur mirënjohjen time të thellë, ju suksese në angazhimet e tyre profesionale e publike në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



