Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli” rreth 1 vit më parë, pas shumë vitesh si prezantuese e këtij programi.

Gjatë një interviste, pas marrjes së këtij vendimi për largimin nga ekrani, ajo u shpreh se: “Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

Por duket se prezantuesja është penduar dhe ka shprehur dëshirën për tu bërë sërish pjesë e televizionit.

Së fundmi, ajo moderoi Festivalin e RTSH-së përkrah Ardit Gjebresë, duke u rikthyer në ekran pas një shkëputje për rreth 1 viti.

1

Teksa foli për këtë eksperiencë në “Top Albania Radio”, Xhemi Shehu u shpreh se është përballur me “momente tensioni që s’dëshironte t’i kujtonte”.

Moderatorja u shpreh se “do e mbajë mend gjithmonë, por nuk do e përsërisë më si eksperiencë”.

2

“Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përsëris më si eksperiencë”, tha ajo.

3

E pyetur se çfarë urimi kishte për veten në këtë Vit të Ri, Xhemi Shehu u shpreh se do dëshironte të rikthehej në televizionin ku punonte, në Top Channel.

“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Por edhe lekë sepse për këtë po rropaten. Kurse për veten uroj të kthehem në Top Channel”, tha moderatorja.

/Panoramaplus.al

4
5
6
7

Publikuar nga Publik Media