E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thirrje demokratëve: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote
Lajme

Berisha thirrje demokratëve: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote

Vetëm Zoti lart mund ta ndalojë Partinë Demokratike!

Berisha ka folur sot për mediat, ndërkohë që procesi i numërimit të votave po vijon. Ai nuk ka pranuar humbjen, edhe pse deri tani rezultatet nxjerrin fituese Partinë Socialiste.

Berisha tha se për Partinë Demokratike, ky proces është themelor i një shoqërie të lirë. Ai iu bën thirrje strukturave të PD, që çdo votë të numërohet me përkushtimin më të madh.

Teksa vlerëson dhe falenderon të gjithë votuesit e Partisë Demokratike, Berisha ka akuzuar Ramën se bleu zgjedhjet parlamentare me faljen e gjobave 2 ditë para 11 Majit.

“Për PD procesi elektoral është themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë. Në këtë kontekst jam këtu së pari të shpreh mirënjohje e falënderim për komisionerët, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve. U bëj thirrje strukturave të PD, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh. Çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh. Rama fali 2 ditë para zgjedhjeve të lira. 150 mln euro gjoba”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të heqë dorë nga PD, Berisha u shpreh se “vetëm Zoti lart mund ta ndalojë Partinë Demokratike”.

“Nuk do të ndodhë kurrë, që unë të heq dorë nga PD”, theksoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.