29 persona mbeten në qeli, vetëm njëri lihet i lirë
Operacioni antidrogë në Elbasan
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë për 30 persona të ndaluar në operacionin “First Day”.
Ata akuzohen kryesisht për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa disa edhe për armëmbajtje pa leje dhe trafik mallrash kontrabandë. Për 17 prej tyre u vendos masa “arrest në burg”, ndërsa 8 të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”.
Katër persona do të paraqiten periodikisht në policinë gjyqësore, sipas masës më të butë të sigurisë. Një i ndaluar u lirua, pasi gjykata e cilësoi arrestimin e tij të paligjshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



