E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
33 zëvendësministra, Kryemadhi: Nuk janë socialistë por përfaqësues të oligarkive
Politikë

33 zëvendësministra, Kryemadhi: Nuk janë socialistë por përfaqësues të oligarkive

Pasi kryeministri Rama prezantoi emrat e 33 zëvendësministrave që do të mbështesin anëtarët e kabinetit të tij, reagimet kanë qenë të shumta.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se kjo provon shprehjen “qeveri e vogël, korrupsion i madh”.

Sipas Kryemadhit, këta zëvendës/ministra nuk janë socialistë por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre.

Kryemadhi: 33 zv/ministra në qeveri? Rama vertetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv/ministrat nuk janë socialistë, por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre. Edukata politike në këto 27 vjet e bazuar te konflikti dhe mohimi dhe kundershtimi i gjithçkaje. Ne duam të sjellim risi dhe ti japim fund kesaj tradite. Opozita jonë është e bazuar te alternativa. Ne nuk duam te përfaqesojme grupe interesi të mafiozeve dhe oligarkeve, por grupe interesi qe lidhen vetem me interesat e drejtperdrejta te qytetareve. Edi Rama sulmon njerezit e thjeshtë, sepse i urren dhe ka neveri për ta.

Deklaratat Kryemadhi i bëri gjatë një takimi me strukturat e LSI në qarkun e Durrësit. Duke analizuar zgjedhjet, Kryemadhi tha se LSI zgjodhi të jetë në opozitë për tu distancuar nga krimi dhe bandat.

Kryemadhi: LSI përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por arriti ndër rezultatet më të mira në Shqipëri. Strukturat e shtetit u bën njesh me bandat dhe krimin e organizuar. Ne zgjodhëm të ishim në opozitë, sepse nuk mund të bëheshim njësh me krimin. Sot Shqiperia drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi përballë dy rrugë: të bashkëjetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo të zgjohemi dhe të sensibilizojmë njerëzit. Edi Rama është jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.