E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
35 vite me “Rroftë Sali Berisha” – po deri kur?
Flash

35 vite me “Rroftë Sali Berisha” – po deri kur?

(Opinon)

Sa më shumë shoh realitetin politik shqiptar, aq më bindem se shoqëria jonë ende vuan nga mentaliteti komunist. Nuk e kërkojmë ndryshimin, nuk e pranojmë kritikën dhe mbi të gjitha – kemi një dashuri të pakushtëzuar për liderin. Edhe kur humbasim, numërojmë vite opozite, mbajmë shpresa të vjetra dhe presim mrekullinë nga i njëjti njeri.

Në vend të reflektimit vjen heshtja.

Në vend të autokritikës vjen fraza e zakonshme: “Mos flisni, mos e gëzoni armikun.”

Kështu e kemi trashëguar: nga humbja në humbje, por gjithmonë “rroftë udhëheqësi”. Edhe 16 vite opozitë nuk duken problem, mjafton që lideri të rrojë sa malet.

Kam 35 vite që e kam ndjekur doktorin dhe kam thirrur me zë të lartë “Rroftë Sali Berisha!”. Me devotshmëri, me besim, me shpresë. Por një ditë njeriu pyet veten: A nuk janë mjaft 35 vite? A duhet të vazhdojmë po kështu edhe 35 të tjera? A do të rrijmë gjithmonë peng të së shkuarës, duke e trajtuar politikën si besnikëri fanatike dhe jo si mjet për ndryshim?

Kulti i individit është plagë që na ka ndjekur nga koha e komunizmit, vetëm se sot vishet me kostum demokratik. Ndryshojnë emrat, por modeli mbetet i njëjtë: lideri është i shenjtë, kritika është tradhti, ndërsa ndryshimi është luks që e shtyjmë për nesër.

Nëse duam Shqipëri ndryshe, duhet të mësojmë të mendojmë ndryshe.

Jo të adhurojmë individët, por të kërkojmë rezultate.

Jo të brohorasim, por të pyesim.

Jo të ndjekim, por të analizojmë.

Sepse demokracia nuk ndërtohet me duartrokitje, por me vetëdije.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.