E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjuha e prokurorit Olsi Dado dhe sqarimi i  Gjykatës për fjalën “ndyrësirë”
Lajme

Gjuha e prokurorit Olsi Dado dhe sqarimi i Gjykatës për fjalën “ndyrësirë”

 

Klodian Tomorri

Prokurorët e SPAK-ut kanë fatin e keq që u duhet të mbajnë mbi supe një barrë të rëndë. Ata duhet të jenë njerëzit më të ftohtë dhe më të përmbajtur ndaj cilitdo që hetojnë, veçanërisht ndaj politikanëve.

Gjuha e prokurorit Olsi Dado ndaj Erion Veliajt është e papranueshme, antiligjore dhe përbën sabotim të interesit publik.

Ç’është ky prokuror që i thotë “ndyrësirë” të akuzuarit? Çfarë kujton ky, se i ka në dorë jetën dhe dinjitetin e Erion Veliajt apo të të gjithë të tjerëve që heton?

Jo, zoti prokuror. Nuk je Zot që të kesh jetën e dikujt në dorë, të fyesh, të shash apo të rrahësh.

Prokurori ka vetëm një detyrë: të shohë faktet me ftohtësi dhe të ngrejë akuzë nëse ka elementë të veprës penale. Pastaj ato akuza i verifikon gjykata. Kaq.

E gjithë strategjia e mbrojtjes së Erion Veliajt ndaj akuzave ka qenë vetëm një: “Olsi Dado e ka personale me mua. Ky prokuror është i Berishës”, etj.

Me këtë gjuhë, prokurori thjesht i jep asist Veliajt dhe saboton interesin publik, sepse edhe nëse Veliaj është fajtor, ai mund t’i thotë gjyqtarit: “E shihni? Ju thashë që ky e ka personale me mua.”

Ftohtë, zoti prokuror, ftohtë! Prokurori i SPAK-ut duhet të jetë një njeri i ftohtë, që tapos veshët dhe shikon vetëm faktet. As të shajë, as të fyejë.

Do të të shajnë? Do të të provokojnë? Do ta durosh. Është e vështirë, por ky është zanati.

Nëse prokurori mendon se i pandehuri po e kërcënon, ai ka në dorë të ngrejë një akuzë për kërcënim. Kaq. Por jo “ndyrësirë” e “fëlliqësirë”, sepse kështu saboton interesin publik.

P.s  ky është njoftimi i gjykatës per regjistrimin audio, ku sqarohet se nuk është përdor fjala “ndyrësirë” nga prokurori Dado. Pra, Veliaj ka mashtruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.