4.2 milion euro nga Fondi i Emergjencave për 2 orë cirk
Ka shkuar në Turqi dhe ka shtuar 50 milion euro për tunelin e llogarasë – cit A.A!
Ka dhënë qindra miliona euro për inceneratorë që nuk egzistojnë!
Paguhen dhjetra miliona euro për anijet djegëse në Vlorë që nuk punojnë!
Ka vjedhur dhjetra miliona euro me AKSHI-n!
Ka bërë rrugët me kilometrin më të kushtueshëm në botë!
Ka udhëtuar me qarter privat me kosto qindra miliona euro!
Ka dhënë koncensione qindra miliona euro!
Ka bërë aeroportin e Kukësit dhjetra miliona euro, por që është kthyer në livash për gomerët!
Po pastron paratë e krimit!
Po shet tokat në bregdet dhe në male!
Kanabizoj gjithë Shqipërinë!
Nga kanabizim, ka kaluar në kokainizim!
I janë arrestuar ministra, kryetar bashkishë, drejtora, dhe eksponentë të lartë të administratës shtetërore!
Është akuzuar për kapje të shtetit nga krimi, kapja e policisë nga krimi!
Është akuzuar për kapjen e qeverisë nga krimi!
Është akuzuar për marrveshje me krimin ARUBA, SINALOA, NDRAGHETA, etj!
Kemi fakte që shëndetësia në disa sektorë të saj është skandaloze!
Arsimi në gjendje të mjeruar, dhe aspak efektiv për vendin dhe zhvillimin e shoqërisë!
KLSH-ja e nxjerr me milirada euro dëm shtetin!
Etj.etj.
Nga ana tjetër kemi akoma njerëz që nuk kanë shtepi edhe pse iu ështtë premtuar që në kohën e termetit 2019!
Kemi njerëz në skamje, pa strehë, ose në kushte mizerable!
Kemi njerëz që kanë nevojë për ndihmë materiale dhe shëndetësore!
Kemi njerëz që u janë shembur shtëpitë pjesërisht ose totalisht!
Kemi njerëz që u janë djegur shtëpitë!
Etj.etj.
I përmenda ato të parat, për të thënë se 4.2 milion euro për kryesatrapin autokrat – Edi Rama, janë një pikë uji në oqean, në krahasim me miliarda euro korrupsion e vjedhje!
I përmenda të këto të dytat për të thënë se kur vjen puna për emergjencat e qytetarëve nuk e vendos kush ujin në zjarr, por për cirkun e Kanye West mirren nga emergjencat 4.2 milion euro!
Vetëm për këtë veprim skandaloz, një popull me dinjitet, do ishte ngritur kundër këtij pushteti nallban që po na sfidon hapur çdo ditë me bëmat e tij, duke na vjedhur dhe mashtruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



