4 plumba drejt gjyqtarit Kalaja, ndodhi ngjarja tronditëse në Apel
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.
Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, gjyqtari Kalaja u qëllua me katër plumba nga autori Elvis Shkambi, menjëherë pas dhënies së një vendimi për çështje pronësie, i cili ishte kundër interesave të familjes së autorit.
Tre nga katër plumbat e shkrepur e goditën gjyqtarin drejt në gjoks, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale gjatë transportit për në spital.
Në momentin e të shtënave, Kalaja ndodhej vetëm në sallë, pa praninë e trupës së gjykatësve të tjerë, çka e bëri atë një objektiv të lehtë për autorin.
Veç gjyqtarit, janë plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, që përfaqësonin palën tjetër në procesin gjyqësor, duke e rritur më tej dramatizmin dhe përmasat e dhunës së ushtruar brenda institucionit të drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



