E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
7 urdhrat që duhet të nxjerrë Erion Veliaj për Tiranën
Lajme

7 urdhrat që duhet të nxjerrë Erion Veliaj për Tiranën

Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike dhe zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, theksoi se kryeqytetit nuk i duhen vetëm drita dekorative, por transparencë dhe masa konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Teliti i bëri thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të nxjerrë “7 urdhra që ndriçojnë vërtet Tiranën”, duke i cilësuar si të domosdoshme për funksionimin real të qytetit.

“Le të kërkojmë dritën që i duhet realisht Tiranës, jo thjesht drita dekor”, tha Teliti, duke përmendur urdhrat që sipas tij duhet të miratohen menjëherë:

  1. Urdhër për Transparencë Totale: Publikimi online i çdo shpenzimi të Bashkisë dhe institucioneve të varësisë, me faturë, zëra dhe afate, për të bërë dritë mbi milionat e zhdukura me gara fiktive.

  2. Urdhër Stop Betonizimit: Ndërprerja urgjente e ndërtimit pa kriter në Tiranë, për të ruajtur dritën e diellit dhe ajrin e pastër.

  3. Urdhër për Publikimin e Lejeve të Ndërtimit: Të gjitha lejet e dhëna të publikohen online, me detaje për investitorët dhe sipërfaqet, për të bërë dritë mbi ata që po kthejnë Tiranën në një qytet të pabanueshëm.

  4. Urdhër Stop Taksidarëve: Ndërprerja e praktikave arbitrare të taksidarëve bashkiakë që dëmtojnë biznesin.

  5. Urdhër Përballë Fermerit: Hapja e menjëhershme e Bashkisë ndaj fermerëve, duke iu dhënë mbështetje dhe duke ndalur degradimin e zonave rurale.

  6. Urdhër për Shërbëtorët e Qytetit: Çdo drejtor dhe zyrtar të veprojë si shërbëtor i komunitetit dhe jo si “padron i karriges”.

  7. Urdhër për Shëndetin dhe Ambientin: Krijimi i zonave me ajër të pastër dhe hapësirave të gjelbra të mbrojtura ligjërisht.

“Këto janë urdhrat që ka nevojë kryeqyteti. Këto janë urdhrat që ndriçojnë vërtet Tiranën!”, përfundoi Teliti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.