E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“7777”/ Ja sa kushton tangërlliku i shqiptarëve
Lajme

“7777”/ Ja sa kushton tangërlliku i shqiptarëve

Për herë të parë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka hapur një ankand online për targat e personalizuara të automjeteve, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të konkurrojnë për kombinime të veçanta përmes internetit.

Në ankandin e parë janë përfshirë gjashtë targa, ndërsa çmimi fillestar përcaktohet në varësi të kombinimit të shkronjave dhe numrave. Bëhet fjalë për targat Q 888 Q, Q U33 N, 7777, L OND ON, K OSO VA dhe M ON3 Y.

Ndër targat e ofruara, 7777 ka një çmim nisjeje prej 6500 eurosh, ndërsa për M ON3 Y oferta fillestare është 2100 euro.

Në ndryshim nga ankandet e mëparshme, të cilat zhvilloheshin fizikisht, tashmë procesi mund të ndiqet dhe të zhvillohet edhe online. Të interesuarit duhet fillimisht të regjistrohen në platformën e institucionit dhe më pas mund të marrin pjesë në ankand duke paraqitur ofertat e tyre në kohë reale.

Sipas DPSHTRR-së, kalimi i ankandeve në formatin online është pjesë e procesit të modernizimit dhe dixhitalizimit të shërbimeve, duke krijuar një procedurë më të hapur dhe konkurruese për përzgjedhjen e targave të personalizuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.