E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
8 Marsi  mes marshimit për gratë dhe dominimit të  LGBTQIA+
Flash

8 Marsi mes marshimit për gratë dhe dominimit të LGBTQIA+

8 Marsi në Tiranë, një ditë që tradicionalisht duhet të ishte për gratë dhe fuqizimin e tyre, u shndërrua në një marsh vizual ku dominonte komuniteti LGBTQIA+. Përveç Fatjon Hoxhës, i njohur si transvestite Anxhela, shumë pjesëmarrës të tjerë të këtij komuniteti morën vëmendjen, duke zbehur fokusin nga kauza kryesore: dhuna, pabarazia dhe të drejtat reale të grave.

Me moton “Revoltohu, motër!”, burra që kanë kaluar ylberin protestuan për burrneshat shqiptare, duke e shndërruar këtë ditë simbolike për heroinat shqiptare në një paradë ylberësh.

Në vend që të nxirrte në pah zërin dhe fuqinë e grave, marshimi u duk si një shfaqje spektakolare dhe vizuale, ku burra të transformuar në gra morën rolin kryesor. Një marshim që duhej të ishte i grave u kthye në një event më shumë për komunitetin LGBTQIA+ sesa për kauzën femërore, duke i lënë gratë në plan të dytë dhe duke bërë që mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas të humbasë fokusin.

Kjo ditë është për gratë, jo për komunitetin LGBTQIA+ që të zërë hapësirën dhe të marrë vëmendjen. Marshimet për fuqizimin e grave duhet të jenë të grave dhe çdo event që devijon fokusin nga kauza kryesore rrezikon të zbehë vetë mesazhin e kësaj dite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.