E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Franca kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë
Politikë

Edhe Franca kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Ministria e Brendshme Franceze deklaroi se në periudhën janar-gusht të këtij viti, 7256 shqiptarë paraqitën kërkesë zyrtare për azil në Francë, dyfish më shumë se 3 566 kërkesa nga Afganistani, Haiti, Sudani dhe Siria, që janë vende në luftë dhe në mizerje.

Tani qeveria franceze nuk sheh zgjidhje tjetër, përveçse të kërkojë të njëjtën gjë si dhe Holanda një muaj më parë: rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë, siç bënë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, duke kërkuar një klauzolë mbrojtëse për rivendosjen e vizave në rast të abuzimit me mikpritjen.

Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, e quajtën lajthitje lajmin se Holanda kërkonte rikthimin e vizave për Shqipërinë. Por tashmë këtë gjë po e kërkon edhe Franca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.