Berisha për Ramën: Ti je “nëna e krimit” prandaj unë te them; Edvin Roshi, Edvin Bush, Edvin Froku ….
Ambasadorët të thanë ty dhe Bashës kë të mos kandidonit. Ti e mbajte Bushin, Basha e hoqi kandidatin.
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka argumentuar Kryeministrit Edi Rama në Kuvend pse ai e konsideron si kreun e meduzës, si nënën e krimit.
“Pse i solle këta kriminelë ti në pushtet?- tha Berisha. – Sepse krimi i dobishëm të sjell ty në pushtet? A kam të drejjtë unë të të quaj ty Edvin Prenga, Edvin Frroku?!
Pse je ti kreu i meduzës së krimit? A nuk je ti që rrahe gjoksin para shqiptarëve për Elvis Rroshin? Por Rroshi del me tre procese, përdhunues, vrasës dhe trafikant, ti nuk je avokati kryesor, por përfituesi kryesor i krimeve të tij. Ti je një Edvin Rroshi i vërtetë?
A nuk erdhën ambasadorët e huaj të thanë mos e kandido, Artur Bushin? A nuk i thanë edhe z. Basha të mos kandidonte dikë në zonën e jugut?! Z. Basha e hoqi nga lista, kurse ti jo.
A nuk është ky streha e krimit, nëna e krimit?! Ti je Edvin Çela.
Po Qazim Sejdinin, kush e kandidon, opozita apo Edi Rama? Me kë e bën fushatën? Kush e përcolli jashtë Suel Çelën? E përcolli Edi Rama dhe e di mirë. Ndaj të quaj unë Edvin Çela!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



