E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OP-ED

Faleminderit MINISTRIT TE JASHTEM GJERMAN

 

Besnik J. Aliaj

Ti je në punë të zotit mik, ne jemi gabim! Të na falësh se ne nuk i kuptojmë këto punë! Ne të kundërt këshillat Tuaja i vlerësojme maksimalisht e do ti kemi patjetër parasysh. Pas kësaj opozita mund të vijojë programin e saj me qetësi e pa i prishur punë Qeverisë deri në datë 18 qershor. Eshtë e qartë që pas kësaj dite gjërat do jenë ndryshe dhe më mirë! Çfarë ka për të sharë e nxirë delen e zezë Opozitë do të marrë fund! Pas kësaj do të futemi përfundimisht në një sistem politik të qetë e stabil unilateral dhe kështu edhe politikanët e BE-së do bien rehat me ne e mund të negociojnë më në fund të lirshëm vetëm për vetëm me Qeverinë, sepse nuk do ti shqetesojë më as Opozita e as kush tjetër, sepse në fakt s’do ketë më as Opozitë e as mizë të bëzaje! Opozita madje do ti nënshtrohet shpejt tërësisht shumicës 99.99% siç na mësuat ju e siç thotë Qeveria! Ndaj përpara drejt zgjedhjeve të lira! Hiç mos u tutni! Rëndësi ka statusquoja e Europës pa shqiptarët atë punë kanë çdo 10 vjet! S’është madje problem fare se mbështetja për Europën në një vend që e ka dashur atë dëshpërimisht, më shumë gjasa dhe për fatin tonë të keq ska për të qenë më njësoj. Kështu besoj se edhe reformat e BE-së ja arritën qellimit! Shpejt do të jemi në BE me Qeverinë Unilaterale dhe kështu Gjykatat janë më të sigurta! Vetingu do të jetë xham! Ekonomia bëhet tullë! Siguria gjëmb!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.