E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha kërkesë kandidatëve: Ti lëmë ekranet, janë të akullta, takime e biseda kudo me qytetarët
Flash

Berisha kërkesë kandidatëve: Ti lëmë ekranet, janë të akullta, takime e biseda kudo me qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar nga deputetët, kandidatët për bashkitë dhe drejtuesit e PD-së në qendër dhe zona, që të lënë ekranet dhe të dalin në terren për të takuar çdo njeri.

‘T’i lëmë ekranet! Ato janë të akullta, janë të ftohta, janë me distancë nga qytetarët!

Shtrëngimi i duarve, biseda, vizita e shkurtër, takimi me 3-4 vetë tek shkallët, në shesh të pallatit, në kafene, kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar, se hajdutët nuk votohen. 

Edi Rama është i tmerruar! Opozita do të marrë pjesë dhe do ti fitojë në zgjedhje! Por natyrisht ai do të jetë përgjegjës për gjithçka po bën.

Strukturat tona do të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë’, tha kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit me kryesinë e partisë.

‘Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndërgjegjësuar qytetarët se hajdutët nuk votohen!’, shkruan kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.