E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prrenjas/ Shpërthen granata e vjetër, plagosen tre persona që ishin duke punar tokën.
Flash

Prrenjas/ Shpërthen granata e vjetër, plagosen tre persona që ishin duke punar tokën.

Tre persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në fshatin Kakavec të Prrenjasit pasi në momentin kur kanë qenë duke punuar tokën, ka shpërthyer një granatë e vjetër

Të plagosurit janë Olsi Elezi, 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe.

Policia bën me dije se ata kanë pësuar dëmtime të gjymtyrët e poshtme dhe janë dërguar në spital ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.