E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta akuza Veliajt/ Me buxhetin e Bashkisë ndërtohen rrugët e Parisit, jo vetëm të Tiranës
Flash

Meta akuza Veliajt/ Me buxhetin e Bashkisë ndërtohen rrugët e Parisit, jo vetëm të Tiranës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se  me buzhetin që ka bashkia mund të ishin rregulluar dhe rrugët e Parisit jo vetëm ato të Kryeqytetit.

Gjatë një takimi me zonën e Freskut në Tiranë, Meta u shpreh mbyllja e kufijve nuk është zgjidhej për të ndaluar ikjen e qytetarëve.

Ndërsa zgjedhjet e 14 majit Kreu i PL-së u shpreh se është dita ku do të rikthehet llogaridhënia.

“Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin e njerëzve, por mbështetja e politikave në interes të tyre. Kjo është vendimtare për një shoqëri që transmeton vitalitetin e saj te fëmijët në radhë të parë dhe përmes tyre arrin të ketë një të ardhme solide. Kosova nuk është më e pasur se ne, kemi buxhet 2 herë më të lartë ata, por ata kanë të ardhura më të larta. Nuk është normale që Mali i Zi e paguan mësuesen 9900 euro në vit, dhe ne 4200 euro në vit. Është e pamundur të sigurohet mbijetesa. Me buxhetin e bashkisë mund të ishin rregulluar dhe rrugët e Parisit, jo më ato të Tiranës. 14 maji është dita kur do rikthehet llogaridhënia në Shqipëri”, u shpreh Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.