E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza e bankave prek edhe Zvicrën/ Credit Suisse shkakton një ‘tërmet’
Bota

Kriza e bankave prek edhe Zvicrën/ Credit Suisse shkakton një ‘tërmet’

Pas SHBA, kriza e bankave preku edhe Zvicrën. Të dielën në mbrëmje u bë e ditur se banka problematike, Credit Suisse do të shpëtohet nga rivali i saj zviceran, UBS, me një marrëveshje të mbështetur nga qeveria. Vendimi erdhi pas një fundjave me bisedime urgjente. Tregjet reaguan me nervozitet, ndërsa aksionet e Credit Suisse ranë me 60 përqind. Bursat në Azi dhe Europë njohën rënie, ndërsa Credit Suisse, banka e dytë më e madhe në Zvicër, mendohej se ishte shumë e rëndësishme për të dështuar në këtë mënyrë

Nga Simon Jack, BBC

Credit Suisse u bë viktima më e fundit dhe më e rëndësishme e një krize besimi që ka parë tashmë falimentimin e dy bankave të mesme në SHBA.

Por këtë herë, situata është ndryshe. Huadhënësi i dytë më i madh i Zvicrës konsiderohej një nga 30 bankat më të rëndësishme në botë- kjo është arsyeja se pse blerja e saj nga UBS u nxit nga autoritetet zvicerane.

Megjithëse arsyet për çdo dështim ndryshojnë pak, faktori kryesor ka qenë rritja e ndjeshme e normave globale të interesit, e cila ka goditur vlerën edhe të investimeve të sigurta, në të cilat bankat mbajnë një pjesë të parave të tyre.

Kjo i ka trembur investitorët dhe ka bërë që çmimet e aksioneve të të gjithë bankave të bien, ndërsa ato që konsiderohen si më të dobëtat, janë goditur më rëndë.

Autoritetet financiare në BE, SHBA dhe Britani të Madhe thonë se e mbështesin këtë marrëveshje, duke theksuar se bankat janë të forta dhe depozitat e njerëzve janë të sigurta.

Testi i acidit nëse ky shpëtim zviceran ka qetësuar nervat në botën financiare do të jetë kur tregjet financiare të hapen të hënën- kjo është arsyeja pse ishte kaq e rëndësishme që kjo të bëhej të dielën në mbrëmje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.