E rëndë/ Humb jetën mekaniku në Kurbin, e zë kamioni poshtë gjatë riparimit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Kurbin. Mësohet se një 45-vjeçar me inicialet A.M ka humbur jetën në servisin ku po punonte.
Mekaniku 45-vjeçar po riparonte një kamion kur ai e zuri poshtë dhe i mori jetën.
Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



