E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Arrestohet 31-vjeçari që dhunoi dhe kanosi me armë familjarët
Flash

Tiranë/ Arrestohet 31-vjeçari që dhunoi dhe kanosi me armë familjarët

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në një familje në Tiranë.

31-vjeçari I.M., ka rënë në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri vëllanë dhe dajë e tij.

Për pasojë i riu është arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit I. M. janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

NJOFTIMI:

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Safe”, sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri vëllanë e tij dhe dajën, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas njoftimit për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe kanoste familjarët e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe”, për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit I. M. janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.