E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U hiqet imuniteti 6 deputetëve,votoi Kuvendi
Politikë

U hiqet imuniteti 6 deputetëve,votoi Kuvendi

 

Shkup, 1 dhjetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë  e aprovoi kërkesën për heqjen e imunitetit për deputetët Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski, për shkak të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

Për heqjen e imunitetit votuan 66 deputetët e pranishëm në seancën e sotme të 25-të.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk mori pjesë në seancë. Sipas tyre, seanca është “një farsë politike, qëllimi i të cilës është revanshizmi, mbjellja e urrejtjes dhe shkatërrimi i të gjithë atyre  që mendojnë ndryshe”.

Me votimin e sotëm përfundoi procedura e paraparë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit të  gjashtë deputetëve. Ata, sipas legjislaturës dhe Kushtetutës, do të mbeten në funksionin e deputetit derisa aktvendimi i mundshëm i Gjykatës penale nuk bëhet i plotfuqishëm dhe nëse deputeti është i dënuar për vepër penale për të cilën është caktuar dënim me burg në kohëzgjatje prej së paku pesë viteve.

Mbledhjen e Parlamentit për heqjen e imunitetit, spikeri Talat Xhaferi e caktoi pasi që dje Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit me votim individual vendosi t’ua heqë imunitetin gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në mbledhje morën pjesë deputetët e LSDM-së, si dhe disa nga BDI dhe BESA. Të zgjedhurit e popullit nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, si dhe deputetët për imunitetin e të cilëve u debatua, edhe pse të ftuar, nuk morën pjesë në mbledhje.

Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski, janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i ndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.