Kronikë nga çmendina jonë e madhe Shqipëri
Naim Noka
Ky vend është një “çmendinë e madhe” që pret zgjidhje vetëm nga SPAK. Lexoni lajmet ne media
1- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj 6 orë në SPAK për bisedime kokë më kokë për Inceneratorin e Tiranës që nuk egziston por çdo muaj gllabëron miliona nga taksat tona.
2-Vëllai i Edi Ramës në SPAK për dosjen e drogës “Xibraka” e kallëzoi Gaz Bardhi i Rithemelimit
3-Zv/ kryeministrja Belinda Balluku tre orë në SPAK për aferën e inceneratorëve.
Një VKM me nr 111/2022, i hoqi përgjegjesinë e mbetjeve nga ministria e Infrastruktures dhe e la jetime.
Kjo hile, e cila praktikisht e la inceneratorin e Tiranës pa mbikqyrje për zbatimin e kontratës, nuk ishte e rastësishme. Ajo erdhi pas një periudhe të gjatë të shkeljes së ligjit, e cila këtë të mërkure e çoi Belinda Ballukun në dyert e SPAK për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve mbi inceneratorin e Tiranës.
4-Kryeministri Rama akuzon SPAK-un sërish se përse nuk heton Gaz Bardhin për kallzim të rremë ndaj vëllait të tij Olsi Rama.
5-Ilir Meta nuk po përdor më shprehjen SPAKU – TARALLAKU!
6-Analistët, grijnë sallatë me pesticide nëpër “ekranet e qeverisë” duke parashikuar se në të ardhmen ,SPAK-u do të arrestojë ca njerëz, që do të shkojnë në burg me pranga.
Mediat online publikojnë lajmet me “parashikime bombë”.(Në fakt SPAK nuk e di as vetë kë të hetojë më parë!) Vjedhjet e milionave shtohen dita-ditës në bashki dhe institucione.
7- Skemat mashtruese të Micro Credit Albania, Gent Sejko paraqitet nesër në SPAK. Mbi 19 mijë kreditorë në duar të disa mashtruesve që paguhen me taksat e qytetarëve.
8- Ambasadori i BE-së drekoi në Resortin e vëllait të Taulant Tushes në Kashar, i financuar nga AZHBR.
9-Edi Rama nuk heq dorë nga Amnistia Fiskale; akt normativ për të transferuar milionat e zeza të pushtetarëve dhe trafikantëve
10- ‘Kokat’ e krimit në shënjestër të SPAK! Nga klani “Duka” te Endrit Dokle dhe ish-deputeti i PS.
11-Zbulohet skema e re që tejkalon edhe 5D. Arben Maloku përfitoi 34 mln euro tendera nga Veliaj
12- SPAK sot do të goditej shtabi elektoral i PS, por operacioni u dekonspirua! Një deputet i Durrësit pritet të ndalohet
13- Berisha pret të japë dorëheqje gjyqtarja me tre emra duke trumpetuar fitoren e opozitës nga arresti shtëpiak çdo mbrëmje…!
14- Basha jep mbështetje të plotë për SPAK në luftën ndaj korrupsionit nga selia me qira dhe me vulë të njomë.
Të dashur lexues, kemi humbur busullën e prosperitetit dhe qytetarit normal europian që do të jetojë në këtë dhe.
Atdheu ynë në duart e hajdutëve dhe horrave në të gjitha nivelet e pushtetit. Të gjithë e kanë mendjen sapo futen në zyrë kap çfarë të kapësh. Na u bë lëkura shollë nga skandalet , turpet, dhe anomalinë që na ndjek në çdo hap të jetës tonë. Ju lutem të ruani pasurinë e vetme që po tronditet ndjeshëm, shëndetin mendor. Eshtë vetmja pasuri që nuk e blen dot as me milionat e vjedhura nga pushtetaret socialistë prej një dekade. Në këtë vend të bukur por i 1001 çudirave, mund të rrezikoni seriozisht shëndetin mendor. Harrova t’iu them dhe një gjë të fundit; asgjë e re nga ambasadorokracia perendimore, deri në ardhjen e ambasadori të ri amerikan në Shqipëri David J. Kostelancik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



