“Sa më shumë ligje, aq më i korruptuar shteti”
BEN ANDONI
Nuk ka fjalë më të përhapur në ligjërim dhe dokumentet bashkëkohore shqiptare sesa korrupsioni. Sot, e hasim në dokumentet shtetërorë, e përball për çdo ditë në media, diskursi politik e mban si kryefjalë, por e identifikon edhe me persona realë. Në mënyrë metaforike e nënkupton për çdo lloj veprimi negativ përvetësimi por edhe pozitiv, siç është mënyra ballkanase për të treguar “zotësinë” e disave. Përkufizimi universal është i tillë: “Përdorimi i pozicionit publik për përfitime private”. Të etiketuar të tillë janë më shumë zyrtarët qeveritarë, duke lënë jashtë korrupsionin në sektorin privat! Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ka rreth 20 nene, të cilat, që në titull përmbajnë fjalën korrupsion.
Vendi ynë, referuar raportit të fundit të “Transparency International” (TI) ka shënuar një përmirësim të lehtë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023. Shqipëria vlerësohet tashmë me 37 pikë nga 36 pikë, të matura një vit më parë, duke u renditur e 98-ta mes 180 vendeve syresh, që konsiderohen në këtë vlerësim. Shqipërisë i quhet pozitive referimi i të dhënave lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë, ku përparimi më i madh varet nga forcimi i legjislacionit të drejtësisë penale dhe sigurimi i mbikëqyrjes efektive të degës ekzekutive, sipas vlerësimit të TI-së.
Realisht, shteti shqiptar është një nga më të njohurit për kuadrin ligjor dhe burokracitë. Sikur të mos mjaftonte një strukturë e tërë anti-korrupsion në vend, në muajt e fundit, kryeministri Rama shtoi edhe krijimin e Ministrisë së Shtetit për Administratës Publike dhe Antikorrupsionin me në krye Adea Pirdenin, ish-zëvendësministre se Drejtësisë dhe dikur zv.kryenegociatore me BE-në. I rrëmbyer nga entuziazmi me këtë nismë të re, kryeministri Rama do ta prezantonte kështu idenë në rrjetin social ‘X’: “Është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vendit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen”. Dashur, pa dashur kryeministri e tregoi se korrupsioni ishte i thellë në vend dhe jo më kot, kundër tij dedikoi një ministër! Janë disa individë dhe subjekte që i tregojnë shqetësimet e korrupsionit, por vërejtjet e Dhomave të Tregtisë së SHBA dhe Gjermanisë e kanë treguar hapur problematikën e korrupsionit në vend para faktorit ndërkombëtar. Nuk mbaron vetëm me ato.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



