E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajduti dymetrosh  i Ramës u arrestua për vjedhjen e fondeve të BE-së
Lajme

Hajduti dymetrosh i Ramës u arrestua për vjedhjen e fondeve të BE-së

Publik.al

Kur u njoftua  se Ilir Beqaj kishte rënë në pranga, të gjithë menduan se ishte skandali i koncensionit të Sterilizimit, që u ka zhvatur shqiptarëve të paktën 110 milionë euro. Por jo! Beqaj është arrestuar për shkak të abuzimeve me fondet e dhëna nga BE për të ndihmuar shqiptarët.

Beqaj u vendos në krye të një agjencie me emër të komplikuar, të quajtur SASPAC. Qëllimi i saj do ishte që të kujdesej për donacionet e ndërkombëtarëve. Veçse këto para përfunduan në xhepat e Ilir Beqajt dhe rrethit të tij të ngushtë.

Arrestimi i tij për këtë çështje është i mirëpritur. Por ai tregon qartë një diferencim kur bëhet fjala për abuzim me paratë e taksapaguesve. Kur bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve europianë, drejtësia lëviz ndryshe. Kurse kur bëhet fjalë për mbi 110 milionë euro të shqiptarëve, një shifër kolosale në krahasim me abuzimet e SASPAC, atëherë Beqaj ndiqet në gjendje të lirë, akuzat ndaj tij lehtësohen e madje edhe procesi zvarritet qëllimisht.

Sot një hajdut dymetrosh ra në prangat e SPAK, por pyetja që lind është: a nuk janë kaq të vlefshme edhe paratë dhe vuajtjet e taksapaguesve shqiptarë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.