E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita në Shqipëri: Koha për të riformuluar vizionin dhe përgjegjësinë
Lajme

Opozita në Shqipëri: Koha për të riformuluar vizionin dhe përgjegjësinë

Naim Noka

Në këtë moment kritik për Shqipërinë, opozita ka një mundësi historike për të frymëzuar qytetarët dhe për të ofruar një alternativë të besueshme për qeverisje. Megjithatë, kjo mundësi kërkon një reflektim të thellë dhe një angazhim të paepur për transparencë, drejtësi dhe reforma të vërteta.  Protesta dje tregoi se nuk ka vdekur shpirti i lirë dhe fryma e protestës.

Çfarë duhet të bëjë opozita për të fituar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve?

Të gjithë flasim individualisht, ose tek e tek në kafene, në shtëpi se kjo qeverisje e ka qelbur dhe është bërë nje tumor  i keq për prosperitetin e Shqipërisë. Nuk ka  institucion të qeverisjes qendrore dhe lokale që nuk e ka gërryer mola e korrupsionit. Tani beteja  është: kush është më shumë i korruptuar. Është fakt që Rama si autokrat ekselent  që kontrollon me dorë të hekurt çdo hallkë të pushtetit  nuk i  po i ruan dot as para syve të tij hajdutët që ka emëruar e promovuar vetë, pas shpinës ka kohë që nuk i kontrollon dot më.  Megjithatë kryeministri  ynë  nuk e prish terezinë dhe rutinën e tij  që prej 11 viteve që qeveris. Tani talentin  si  moderator e shpalos duke intervistuar këngëtarë rroku, dhe figura që i përdor për fasadë dhe propagandë.

Siguria e Ramës në radhë të parë vjen  nga aleanca me miliarderët e korrupsionit dhe parave të zeza që kanë pompuar trupin e droguar të ekonomisë tonë. Ai di se ka një ushtri patronazhistësh që në finale janë 187 mijë rrogëtarë adminiatrate në popullsinë e 2.4 ml banorëve sipas  INSTAT.

Ai  e di se 670 mijë pensionistë që vegjetojnë do të çojnë më shumë vota   për 1001 arsye   tek shporta e tij.

Po policia nuk do t’i japë një dorë?! Po  banditët e nahive nuk do ta mbështesin të blejë  nja 70 mijë vota  1000 euro  një votë për siguruar fitoren?!

Po 5 milion metra katrore ndërtim në Tiranë nuk do t’i japin një dorë për vota Edi Ramës?!

Ndaj vijon qetësia  e Ramës  edhe pse shumicën e ministrave dhe bashkëpunëtorëve të tij i ka në burg.  Mandje sikur dhe i vetëm të mbetet në kabinet pa u proceduar  në SPAK për korrupsion, i vetmi që kurrë  nuk ka faj dhe nuk mban përgjegjësi morale dhe politike është  vetë Edi Rama.

A ka shpresë në fund të tunelit për opozitën dhe shoqërinë shqiptare?

Të gjitha kalkulimet  e kësaj  shoqërie  të frustruar dhe  eksperimentale tregojnë se Shqipëria  ka më në fund  opozitën që protestoi mbrëmë . Mijëra protesrues u mblodhën në Tiranë për të shprehur zemërimin dhe pakënaqësinë me qeverinë Rama.

Po çfarë i duhet  opozitës që të triumfojë në betejën titanike  me  pushtetin e Ramës.

Në kushtet e kësaj shoqërie  ku nuk ngjason as me atë maqedonase apo me shqiptarët e Kosovës KJO është OPOZITA që kemi.  Kjo është e vetmja shpresë që kushdo që nuk e do qeverinë Rama të bashkohet dhe të kontribojë.  Por….

Drjetuesit e OPOZITËS në radhë të parë, duhet bashkohen me çdo shqiptar që do ndryshimin dhe rrotacionin. Me një program të qartë dhe të kuptueshëm që nga pensionistët, administrata e deri tek të  rinjtë.

Opozita duhet të shpjegojë hapur

vjedhjen  për të gjitha Koncensionet  në Shëndetësi pa përjashtim.

Këto marrëveshje kanë qenë burim i korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike dhe janë një plagë e hapur për qytetarët.

Transparenca në Infrastrukturë

Çdo rrugë dhe tunel i ndërtuar duhet të jetë objekt i denoncimeve për çmimet e fryra dhe mungesën e transparencës. Përfshirja e aksit Thumanë-Kashar në këtë debat është thelbësore.

Shqiptarët meritojnë të dinë se për çfarë po paguajnë dhe pse këto projekte po kushtojnë kaq shumë.

Përgjegjësia për Inceneratorët

Vjedhjet dhe abuzimet që kanë ndodhur në çështjen e inceneratorëve. Nuk ka vend për amnisti apo trajtim të butë për ata që kanë abuzuar me pushtetin.

Skandali i Mikrokredive

Opozita duhet të flasë qartë dhe hapur për skandalin e mikrokredive dhe të zbulojë emrat e të gjithë të përfshirëve, përfshirë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Transparenca është thelbësore për të rivendosur besimin e qytetarëve.

Shtresa e Mesme dhe Oligarkia

Nuk mund të konsiderohen “shtresë e mesme” ata që kanë ndërtuar shumë kulla. Opozita duhet të jetë e vërtetë dhe të denoncojë oligarkinë që ka marrë në dorë fatet ekonomike të vendit.

Braktisja e Populizmit

Opozita duhet të ofrojë alternativa reale për qeverisje dhe të largohet nga populizmi banal. Energjia e saj duhet të shkojë për zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit dhe jo për interesat e ngushta të individëve të caktuar.

Transparenca për të gjitha ndërtimet e Tiranës

Çdo ndërtim në Tiranë  dhe lidhjet e tij me pushtetarët aktualë duhet të jenë të qarta dhe transparente. Kjo është një çështje që preokupon shumë qytetarët dhe kërkon përgjigje të menjëhershme.

Koherenca me SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese

Opozita duhet të jetë koherente në qëndrimet e saj ndaj SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese.  Ajo duhet të pranojë punën e mirë ose të denoncojë çdo devijim nga drejtësia.

Ndërgjegjësimi për Pasurinë

Nuk është turp të jesh i pasur në një vend të varfër si Shqipëria, por kjo pasuri duhet të jetë rezultat i punës dhe jo i korrupsionit. Opozita duhet të promovojë një kulturë pune të merituar dhe të  ndershme.

Të kërkojë falje  për të shkuarën

Opozita duhet të kërkojë falje për pabarazitë dhe diferencimet që instaloi kur ishte në pushtet. Ata që janë përgjegjës për të shkuarën nuk duhet të jenë fytyra e reformave të ardhshme. Të gjithë figurat e opozitës duhet të investojnë në hambarin e votave për ndryshim por nuk mjafton.

Votuesit gri që nuk i blen dot Rama mund të ishin potencial për ndryshim nëse  OPOZITA del me një ekip  dhe me një program të qartë dhe me figura me integritet  se çfarë do të bëjë në mandatin 4 vjeçar.

Opozita mund të shndërrohet në një frymëzim të vërtetë për qytetarët dhe një alternativë që të gjithë duam me parime  dhe plan të qartë. Opozita  duhet të shpallë një alternativë të qartë fituese dhe ndryshe nga  POZITA. Ndryshe nga çfarë bëri Rama në 12 vite. Shqiptarët kanë treguar që votojnë kundra por kjo nuk mjafton.  Të paktën të tregojmë  që jemi fqinj me  Maqedoninë e Veriut dhe  dimë të votojmë si shqiptarët e Kosovës.  Rama nuk mundet pa një platformë të besueshme dhe origjinale që të frymëzojë rininë dhe votuesit indiferentë.  Në të kundërt Rama është aty, priteni kur të marrë intervistë  në podkastin e tij Sali Berishën në vitet që do të vijnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.