E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Policia e Shtetit ka vdekur. Tashmë gjallon vetëm policia e pushtetit’
Lajme

‘Policia e Shtetit ka vdekur. Tashmë gjallon vetëm policia e pushtetit’

R.I.P Policisë Shtetit.

Policia e (ish)Shtetit tashmë ka marrë pamjen dhe sjelljen e patronazhimit. Në fakt është struktura më e madhe e patronazhimit politik.

Ata dinë çdo gjë për ne. Dinë dhe njohin perfekt sjelljen tonë. Na dinë hallet, qejfet, dobësitë, kreditë e borxhet, absolutisht çdo gjë. Na dinë edhe sa biçikleta na kanë vjedhur që s’i kemi denoncuar.

Që një polici di, d.m.th ka informacion, nuk është keq. Por përdorja e këtij informacioni për qëllime politike është kriminale. Në këtë pikë policia nuk dallon nga organizata kriminale. Edhe kjo e fundit posedon informacion dhe e përdor për punët e veta.

Ndryshe nuk shpjegohet që policia gjendet gjithmonë, madje e pajisur mirë, përballë çdo reagimi antiqeveri. Janë përbindësha në kësi rastesh. Të numërojnë ligjet dhe ushtrojnë edhe dajak në emër të atyre ligjeve. Mediat ndihmojnë popullin pro qeveri që të duartrokasin policinë që duan!!!

Ndërsa kur ka nevojë qytetari normal pa përkatësi politike, le pastaj ai me përkatësi të kundërt, policia është me vonesë, e papajisur, e mefshtë, kërkon gjithmonë ligjin ose kompetencën që i mungon, është gati të sajojë si ata kalamajtë kur kapen në faj, shpik çdo gjë që të justifikojë mungesën totale të interesit. Nuk e çan kokën as kur hallexhiut i rrezikohet ose edhe i ikën jeta për hiçmosgjë!

Është e njëjta polici që mbylli njerëzit me një urdhër Facebook. Është e njëjta që bëhet bishë kur urdhërojnë shefat politikë. E gjejnë edhe kompetencën, edhe ligjin, edhe pajisjet, edhe kohën, çdo gjë.

Ngjarja e Pogradecit e tregoi edhe njëherë fytyrën e policisë qeveritare të Shqipërisë. E njëjta polici që vrau edhe Klodian Rashën tek dera e shtëpisë. Edhe atëherë e manipuluan ngjarjen…

Edi Rama ndryshon ministrat për makijazh politik, por kurrë nuk ndryshoi policinë dhe policimin.  Kjo është policia që duhet.  Kërbaç për të pabindurit dhe në shërbim të përhershëm ndaj pushtetit.

Policia e Shtetit në fakt ka vdekur. Tashmë gjallon vetëm policia e pushtetit. Ajo që di të zërë çdo lepur, por jo një trafikant, apo vrasës. Ajo që më mirë se çdo gjë di punët e votave sa herë ka zgjedhje.

E mbani mend dosjen 184, polici i Kamzës bërtiste në telefon “Hajde me fitore”, pasi kishte nisur autobusët me votues për në destinacion?

Kjo polici është edhe sot.

****

Kam shumë respekt për ata punonjës të policisë që kokëulur dhe ende me dinjitet bëjnë punën me profesionalizëm.

Ata janë gjithmonë të heshtur dhe të nënvlerësuar nga drejtuesit arrogantë që i ka vënë pushteti aty për ti shërbyer atij dhe të fortëve përreth.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.