E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur oligarkët kanë blerë demokracinë dhe qytetarët shqiptarë kanë vetëm të drejtën   për të paguar
Lajme

Kur oligarkët kanë blerë demokracinë dhe qytetarët shqiptarë kanë vetëm të drejtën për të paguar

Naim Noka

Thumanë-Kashar, një aferë e oligarkut Bashkim Ulaj që i ka blerë të gjithë

Në një vend ku korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin janë bërë normë, rruga Thumanë-Kashar shërben si një simbol i një realiteti të hidhur: Shqipëria e Bashkim Ulajt, oligarkut që i ka blerë të gjithë ; pushtetin dhe opozitën. Ajo që duhej të ishte një autostradë për zhvillim, është shndërruar në një rrugë drejt rrënimit të demokracisë dhe të drejtave të qytetarëve.

Rruga me pagesë, një projekt që i ka kushtuar shqiptarëve 300 milionë euro, është një vepër tmerrësisht e dobët. Por, çuditërisht, nuk dëgjohet asnjë zë kundërshtues.

Nuk ka debat publik, nuk ka hetim nga institucionet përkatëse, dhe, më e rëndësishmja, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie politike. Pse? Sepse Bashkim Ulaj, pronari i kompanisë “Gener2” që qëndron pas kësaj afere, ka shtrirë tentakulat e tij në çdo qoshe të pushtetit, majtas dhe djathtas.

Ndërsa populli paguan 2.52 euro për çdo kalim në këtë rrugë të shtrenjtë dhe të dobët, oligarku planifikon të mbledhë miliarda euro nga xhepat e tyre në 35 vitet e ardhshme. Kjo rrugë është një nga më të shtrenjtat në Evropë, një barrë e papërballueshme për qytetarët shqiptarë, ndërkohë që të ardhurat e këtij projekti janë një pasuri për një grusht njerëzish.

Skandali është i qartë, por askush nuk guxon të flasë. Media është memece, institucionet janë të heshtura, dhe opozita e tëra është në koma. Çdo zë kritik është mbytur ose blerë.  Edhe partiçkat e reja dalin vetëm në rrjete sociale apo takime me stilin e showmenëve. Në këtë situatë, qytetarëve u  ka mbetur  të protestojnë  të dielave ose  të paguajnë  përgjithmonë në heshtje për të kaluar në rrugën e Bashkimit.

Mijëra banorë të Veriut dhe Kosovës  janë të detyruar të kalojnë me detyrim-përcaktim nga hinka  e oligarkut Bashkim.

Askush nuk pyet për të drejtën e mijëra njerzve të këtyre zonave që duan thjeshtë akses në rrugën mizerje që kishin por të paktën pa pagesë.

Ky është një rrezik i madh për demokracinë. Kur një oligark arrin të blejë pushtetin dhe opozitën, atëherë asgjë nuk mund ta ndalojë abuzimin me të drejtat e qytetarëve dhe pasurinë publike. Kjo është Shqipëria e Bashkim Ulajt, një vend ku tentakulat e oligarkisë kanë zaptuar gjithçka, dhe ku qytetari i thjeshtë paguan për heshtjen e të gjithëve. Ndërkohë, ne të gjithë duhet të shqetësohemi dhe të pyesim veten: Sa kohë do të duhet që ky virus të zërë rrënjë në çdo aspekt të jetës tonë?  Edhe sa  kohë do t’i duhet   demokracisë  tonë të zhduket krejtësisht?Apo të presim   tiktakun e orës biologjike të Berishës dhe Ramës me shpresë se  jemi akoma në ëndërr e ujku nuk na ka shqyer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.