E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ti, Halim që s’di këndim, Je vezir për arësim!
Lajme

Ti, Halim që s’di këndim, Je vezir për arësim!

Naim Noka

Suksesi i Arsimit me libra falas

Arsimi në Shqipëri, dikur krenaria e një kombi që investonte te rinia si themeli i së ardhmes, sot po përjeton një krizë të thellë dhe të shumëanshme. Dekadat e fundit kanë dëshmuar një rënie të vazhdueshme të cilësisë së arsimit, duke sjellë rezultate  zhgënjyese në testimet ndërkombëtare si PISA. Raportet e fundit nga PISA tregojnë një nivel alarmant të dobësisë së nxënësve shqiptarë në lëndë bazë si matematika, shkenca dhe lexim. Nxënësit tanë, për fat të keq, renditen ndër të fundit në Europë, duke ekspozuar dështimin e një sistemi që po e lë në hije të ardhmen e tyre.

Ajo që është edhe më shqetësuese është mungesa e një strategjie të qartë dhe të mirëpërcaktuar për të adresuar këtë situatë kritike. Në vend të kësaj, qeveria dhe veçanërisht Kryeministri Edi Rama, kanë zgjedhur të mbulojnë dështimet me propagandë dhe me masa sipërfaqësore që synojnë të tërheqin vëmendjen e publikut nga problemet reale.

Ogerta është  e prerë që kur ishte në bashki vetëm për ministre.  Nuk ka hiç rëndësi është për arsim apo shëndetësi. Kur Noli shkroi  poemën  “Sulltani dhe kabineti”  jam shumë i sigurtë që as ai vetë nuk do ta çonde nëpër mend se do ishte shumë aktual në vitin 2024 në kabinetin e Efendi Ramës.

Ti, Halim që s’di këndim,
Je vezir për arësim;….

Të quash sukses  në arsim shpërndarjen e librave falas për nxënësit e arsimit bazë dhe të mesëm është më e pakta hipokrizi.

Ndonëse kjo iniciativë mund të duket si një ndihmë për familjet, ajo nuk adreson çështjet themelore të sistemit arsimor: mungesën e mësuesve të kualifikuar, infrastruktura e degraduar e shkollave, dhe kurrikulat që nuk pasqyrojnë nevojat e tregut të punës së sotëm.

A mundet shpërndarja e librave falas të kompensojë për cilësinë e dobët të arsimit që po u ofrohet fëmijëve tanë?

A mundet propaganda të fshijë realitetin e hidhur që fëmijët shqiptarë janë duke u përgatitur për një të ardhme pa shpresë në një treg ndërkombëtar gjithnjë e më konkurrues?

Shifrat janë të qarta: Shqipëria po humbet betejën për arsimimin e brezave të ardhshëm, dhe sa më shumë të zvarritemi në marrjen e masave të vërteta, aq më e thellë do të jetë humnera ku po rënkon shoqëria jonë.

Përmirësimi i arsimit nuk mund të arrihet përmes fushatave mediatike apo masave të përkohshme. Duhet një reformë e thellë dhe e sinqertë, me përfshirjen e të gjithë aktorëve të shoqërisë, nga mësuesit, prindërit, nxënësit, deri te ekspertët e arsimit dhe shoqëria civile. Reforma nuk bëhet me  arsimtarë që u kërkohet vota për partinë nëse duan vendin e punës por duke e depolitizuar. Rektorët, i cakton partia! Administratën e sistemon partia. Portalin e sistemon partia. Me një fjalë  nëna parti është edhe libra edhe dije. Nëse  shpresojmë të rikthejmë arsimin shqiptar në rrugën e duhur, për të përgatitur fëmijët tanë për të ardhmen që meritojnë duhet të investojmë më shumë para. Por e di nuk na dalin llogaritë; PPP duan lekun e tyre të përditshëm! Votimet  e partisë janë te pragu i derës, ndaj ta gëzojmë Ogertën. Nuk do ju zhgënjejë me një video shumë të bukur përshëndetëse për fillim e vitit rë Ri Shkollor! Pastaj rikthehen tek  zyra  në rutinën e zakonshme “KÇK”  dhe politikat zhvilluese të tenderimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.