Sot je, nesër s’je
Bogdani, një i ri që e hasje gjithmonë me buzën në gaz, dukej se ditët më të mira i kishte përpara. Por ndarja e beftë na kujton që jeta nuk varet vetëm nga planet dhe ambiciet tona.
Ikja e parakohshme e Bogdanit, përtej dhimbjes së madhe për familjarët dhe miqtë, është një zile alarmi për këdo, e veçanërisht për njerëzit e angazhuar në shërbimin publik.
Ky moment na kujton një të vërtetë universale, të pranuar në librat e shenjtë si në Kuran ashtu edhe në Bibël.
“Pasha kohën! Me të vërtetë njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe që këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për durimin (Kuran, 103:1-3).
Në Bibël, Predikuesi 3:1-2 thotë:
“Gjithçka ka kohën e vet dhe çdo gjë nën qiell ka momentin e vet. Ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur, kohë për të mbjellë dhe kohë për të korrur.”
Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj.
Shkrimet e shenjta, kuptimin e jetës e shtrijnë përtej objektivave materiale!
Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj. Greket e lashtë e shoshiten gjatë pyetjen dhe arritën në përgjigjen: “kërko lumturinë”
Mësimi nga shkrimet e shenjta dhe urtësitë e lashta është i qartë: kuptimi i jetës nuk është thjesht ajo që duam/arrijmë, por tek fjala e mire, mirësia dhe emri i mirë që lëmë pas.
Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu që asnjëherë nuk foli një “fjalë të keqe”
Një frymë larg e ka njeriu vdekjen, por harron…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



