E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër protesta/ Lëvizje brenda selisë blu, nisin takimet e rëndësishme
Politikë

Nesër protesta/ Lëvizje brenda selisë blu, nisin takimet e rëndësishme

Ka nisur mbledhja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me krerët e degëve të kësaj force politike në selinë blu.

Mbledhja me krerët nuk është një mbledhje e momentit të fundit por e planifikuar, raporton “News 24”. Po ashtu mësohet se kreu i PD-së Basha ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme me personat e ngushtë në Partinë Demokratike.

Pas kësaj mbledhje me krerët e degëve, në orën 18:00 është lajmëruar edhe për një mbledhje grupi të deputetëve. Këto lëvizje nga selia blu vijnë një ditë para se të nisë aksioni opozitar kundër zgjedhës së kryeprokurorit të ri të përkohshëm nga ana e mazhorancës.

Nesër në orën 09:30, PD-ja organizon një protestë masive para Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën ka ftuar jo vetëm anëtarësinë dhe mbështetësit, por edhe gjithë shqiptarët që duan një kryeprokuror sipas ligjit e Kushtetutës. Edhe LSI njoftoi sot për një mbledhje të Komitetit Drejtues Kombëtar për organizimin e protestës së ditës së nesërme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.