E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A i shkon Kryeministrit të tre mandateve kjo gjuhë vulgare, e ashpër dhe aspak civile në vitin 2024 ndaj një deputeti të opozitës?
Lajme

A i shkon Kryeministrit të tre mandateve kjo gjuhë vulgare, e ashpër dhe aspak civile në vitin 2024 ndaj një deputeti të opozitës?

Naim  Noka

Në Shqipërinë e vitit 2024, me një Kryeministër që ka  tre mandate dhe pretendon të katërtin me radhë dhe  të biesh në këtë nivel  ordiner të diskursit publik, është ububuu  dhe ndotje  që vjen nga lart prej dhëmbëve te molepsur të politikës  dhe gjuhës së qelbosur  duke  helmuar  e infektuar të madh e të vogël.

A i përgjigjet  ky   komunikim politik aspiratave të qytetarëve për një qeverisje dinjitoze dhe me standarde evropiane? Çfarë  kemi pare dhe degjojmë ,është përroi psiqik i vulgaritetit, një ligjërim që e bën terrenin e debatit publik një kënetë ku sundon fyerja, arroganca, dhe ashpërsia.

Pse një Kryeministër që pretendon se ka një vizion të madh për Shqipërinë e vitit 2030, duhet të përdorë gjuhë aq të ulët ndaj një deputeti të opozitës?

Një vend që do të çelë disa kapituj më 15 tetor me BE dhe aspiron  të jetë pjesë e Bashkimit Evropian meriton një udhëheqje që e kultivon civilizimin, dialogun dhe respektin për kundërshtarin politik, jo një skenë ku politikanët zvarriten në vijën e llumit të gojës së tyre.

A është kjo gjuha që përfaqëson qytetarin e thjeshtë, shqiptarët e zakonshëm, që me përpjekje e sakrifica luftojnë  për mbijetesë dhe për një jetë më të mirë?

Apo thjesht një përpjekje e rradhës për të fshehur dështimet dhe për të larguar vëmendjen nga të metat e qeverisë?

E nëse lideri më i lartë i vendit përdor gjuhë të tillë, çfarë mund të presim nga skutha që i vihen në radhë si shërbëtorë të përulur, duke ofruar bishtin e spërdredhur për t’u shitur si figura politike të “denja”?

Siç ndodh shpesh, në çdo regjim të mbizotëruar nga egoja dhe arroganca, rreth liderit mblidhen individë pa dinjitet, pa din e iman! Ata që janë gjysmë burra e gjysmë derrkucë, të varur nga prehëri i shefit.
Këta gjysmë njerëz bëjnë gjithçka për të mbijetuar politikisht, duke sakrifikuar integritetin e tyre për një përfitim të vogël.

Por kur prehëri i shefit nuk është më i gatshëm për t’i mbajtur, këta gjysmë burra e gjysmë derrkucë mbeten thjesht në baltë, të destinuar të zvarriten në llumin e tyre, në vijën e gojës që dikur u bënin fresk.

Shqipëria nuk ka nevojë për ta. Qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për më shumë llum verbal apo për njerëz që përfitojnë nga politika përmes bishtave të tyre të spërdredhur.

Jemi në vitin 2024,  ndaj duhet të kemi më shumë përgjegjshmëri, më shumë përfaqësim dinjitoz, dhe më pak shërbëtorë të cilët bëjnë gjithçka për të kënaqur egon e Kryeministrit. Shqiptarët meritojnë më shumë se  gurgullima lemeritëse e përroit psiqik, që po ndot fort hapësirën publike dhe degradon  ato pak vlera që i kanë  mbetur  shoqërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.