I vetëm, përballë të gjithëve, besoi në Zot dhe në drejtën e tij dhe fitoi!

Hysni Gurra

E tërhoqën në arenë duke menduar se po e “vrasin” politikisht.

U mbajt vetëm pas një filli, që atë kohë dukej aq i hollë për lukuninë e njerëzve që besojnë te forca dhe jo te e drejta.

Ai fill që dukej i hollë ishte trau më i fortë, ishte e vërteta, po s’ka fatkeqësi më të madhe për një shoqëri që ka sy dhe nuk do të shohë.

Sali Berisha në momentin që u shpall non grata dhe që u arrestua nuk i kërkoi ndihmë askujt.

Bile u deklaroi deputetëve, drejtuesve të partisë, ‘mbroni të drejtën, të vërtetën, se unë e mbroj vetë vete’, dyshuan thuajse të gjithë.

U mbështet vetëm te Zoti, te e drejta dhe te militantët.

Kur të gjithë e panë se po bëhej ortek u afruan si thërrime një nga një dhe sigurisht orteku u bë edhe më i madh.

Asnjë kontribut nuk duhet mohuar, por asnjë sjellje e askujt nuk duhet neglizhuar.

Kush tradhton njëherë, tradhton edhe dy – tre…!

Orteku tani do krijojë rrugën e tij, në mendjet e shqiptarëve do të mbeten analizat mbeturinave të paguara nga pushteti, apo edhe naivë, nëpër banaqet televizive së bashku me moderatorët e emisioneve dhe ngërdheshjet e tyre gjithë jargë.

Sali Berisha u rikthye për herë të tretë, i dha një leksion shembullor për herë të tretë një kombi mbarë, të mbështetesh në të drejtën edhe kur je vetëm, mos dysho në fitore, sado e mundimshme të jetë, ajo do vijë.

p.s- Këtu nisi beteja, si për të parathënë se do ishte një betejë gladiatorësh, në një arenë kombëtare, dhe e tillë rezultoi.

Nuk fitoi ai që pati forcën e brohorimave me vete, por fitoi ai që ishte stërvit më mirë me trup dhe me shpirt.

Publikuar nga Publik Media