Kreshnik Osmani
Miq të dashur!
Të bëhemi një milion shqiptarë ti blejmë këpucë të reja Luan Zhegut, se e pashë duke ngrënë byrek dhe më erdhi keq. Ti blejmë këmishë Cekes së Beratit, se kishte faturën e dritave të çmendur, ti blejmë xhaketë Kozma Dushit, se nuk më pëlqeu xhaketa që kishte veshur. Kam parë edhe stërnipin e Fitnete Rexhës që po punonte në ndërtim bashkë me atë të Vaçe Zelës dhe dukej i lodhur nga jeta dhe nuk kishte shtëpi. Ti bëjmë një shtëpi. Videot janë ekskluzive për median tonë, media më prestigjioze në Parashqevistan dhe dalin shpejt.
Presim ofertat deri në darkë nga afaristat, mediat, fondacionet, deputetët, gazetarët e fuqishëm, lekarët e mëdhenj dhe të vegjël. Ky është momenti ta tregoni që jeni vërtetë bijtë e Skënderbeut!
Shpejtoni, shpejtoni, shpejtoni!
Bamirësia juaj, klikimet tona dhe jetët në formë skëterre të hallexhinjve do ta bëjnë Parashqevistanin një vend më të begatë dhe kjo do ta rrisë në 20 milion numrin e turistëve vitin e ardhshëm.
Çfarë po i bëjnë kësaj race!
Parashqevia i ka dhënë nja dy intervista. Këtu është bërë për tu zhdukur natën dhe mos ta kthesh më kokën prapa kurrë.
Nëse nuk e ndalim këtë eksperiment me masakër mentale që po i bëjnë kësaj race, më vjen keq, por nuk e kemi të gjatë, si racë, si popull dhe si Komb!
*Lëvizja Atdheu