Niku i partisë së Ndrangheta 7 vjet burg në Itali, 4 vjet i harruar në SPAK

Basir Çollaku 
‘..Nuk e di, është presidenti i Sol, të gjitha spitalet.. është pranë kryeministrit, pranë kryetarit të Bashkisë..të gjithë spitalet është njeri i rëndësishëm..’

Alba Kepi sjell dosjen italiane, ku Apeli në Katanzaro jep 3 shekuj dënime për bandën e Ndrangheta, ku nuk mungojnë shqiptarët. Dhe Henrik Baçi, 48 vjeç, Niku shqiptar: 7 vjet. Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite.

Katër vite më herët fundvitin 2020 e fillim 2021, Antimafia dhe Guardia në një operacion të zgjeruar akuzuan 50 persona mes të cilëve edhe Henrik Baçi, i quajturi Niku në Shqipëri.

Në dosje vjen episodi i takimit të financiarit Ercole D’Alessandro me Kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, me një zëvendësministër, me një nënsekretar shteti për investimet që kërkonte të kryente në Shqipëri…’

Aso kohe ish-kreu i Strukturës së Posaçme Arben Kraja zhvilloi takime me kolegë të Antimafias. Dosja ajo çka kishte të bënte me aktivitetin kriminal në Shqipëri erdhi në Tiranë. U regjistrua procedimi penal siç publikisht konfirmoi Kraja.

Firma e kreut të organizatës Antonio Gallo vijon e patrazuar të punojë këndej Adriatikut. Atje ka sekuestro dënime arrestime. Madje ajo vazhdon nëpër spitale e ndërmjetësimi ndërtimeve, bash në qendër siç i kishte lypur Ndrangheta duket se nuk ka hasur pengesë.

Po njeriu në Bashkinë e Tiranës?

Po zëvendësministri?!

Po nënsekretari?

Po ministri?

Po Kryeministri?

Se ata kanë marrë një tender edhe në ministrinë e jashtme kur Rama përzuri ish-ministrin Gent Cakaj dhe bënte vetë edhe kryeministrin edhe ministrin e jashtëm!!

Asnjëri nuk është hetuar. As Kraja dhe as Dumani nuk i janë kthyer kësaj dosje, ku Mafia italiane kishte shtrirë aktivitetin e saj në tendera, ndërtime, e pastrim parash. Në Itali ka përfunduar gjykimi dhe ka marrë formë të prerë në të dy shkallët tashmë edhe në Apel!

Po në Tiranë?. Emrat e përfshirë vazhdojnë biznesin dhe karrierën si në Bashkinë Tiranë, ashtu edhe ministritë përkatëse.

Dosja është.

Përgjimet po.

Provat nëpër banka, tendera, e investime.

Emrat po.

Çfarë mungon në SPAK.?!

Të thonë se e kemi pushuar, nuk ka vepër, italianët e Antimafias dhe Guardia ia kanë futur kot, Ndrangheta dhe Niku janë në rregull!!

Publikuar nga Publik Media