Katastrofa në ujëmledhësin që furnizon mbi 60% të banorëve të Tiranës

APEL PËR TELEKOTËSINË!

Denis Dyrnjaja

Shkoni në Bovillë e shihni katastrofën e ndotjes së ujëmledhësit kryesor që furnizon mbi 60% të banorëve të Tiranës. Ka mbetje plastike me përbërës helmues kimikë deri te mbetjet me metale të rënda

Është uji që presupozohet se duhet të pinë fëmijët, të gatuhet ushqimi që hanë dhe lahen qindra mijëra banorë të kryeqytetit.

Kjo është një çështje që duhet të jetë lajm i parë në çdo edicion informativ e çdo media. Kështu do ishte dhe kishte ndodhur në çdo shtet tjetër ku ka përgjegjshmëri publike.

Kemi plot programe investigative që nuk lënë cep komunash e fshatrash pa gjetur ndonjë mjek a arsimtar që abuzon dhe i bëjnë gjyqin publik para kamerave, por liqenin e Bovillës të mbushur masivisht me mbetje këtu pranë Tiranës askush se shikon. Pra ose është cështje paaftësie ose çështje interesi në këmbim të heshtjes.

Boll u morët me tema limonadë, por ndiqni temat jetike, cilësinë e ajrit, ujit, ushqimeve se prandaj është bërë kanceri si grip.

O telekotësia e keni shndërruar publikun me pahir ose si juri reality show, që duhet të merren çdo natë me drama personale personazhesh ose juristë me korrespondencë që merret me hallet ligjore të politikës, sigurisht edhe agjentë krimesh nga divanët e shtëpisë me histori kriminale si telenovela.

Publikuar nga Publik Media