Për të hequr radhët…

Basir Çollaku
Është radha jonë. Thirrja është farkëtuar si slogan elektoral i ndërtuar nga zoti Berisha, i ngjizur në protesta, përballje, mosbindje, duke ardhur në prag-fushatën 2025. E thënë çdo herë në 333 netë te Rruga e Shpresës. Teksti dhe konteksti hamendësojnë pritshmëri optimiste.
Është radha të kthejmë opozitën në qeverisje, demokratë, opozitarë të paparti.
Të bëjmë ndryshimin jo thjesht si rrotacion
Të japim shpresë shqiptarëve për të mos zbrazur Shqipërinë me ikje pa fund.
Të kthejmë sundimin e ligjit duke larguar pjellën “Soros” në drejtësi e politikë.
Të kthejmë siguri ekonomike, juridike, të jetës.
Të kemi liri fjale e jo medie partie
Të mos kemi censurë
Të largojmë nga çdo zyrë publike të inkriminuarit, vjedhësit.
Të ruhet prona private e publike. Të marrë pronari mundin e gjakun e tij
Të mos qëndrojnë të pafajshmit në qeli, sepse sistemi ka rënë
Të mos lëvrijnë fajtorët e paligjshmërisë rrugëve, me mburojë pushtetesh
Të heqim shqipërinë nga shakallarja ndërkombëtare e inkriminimit.
Të mos jemi me medalje ne renditjen e trafikut të drogës.
Të mos jemi simbol i pastrimit të parave të bandave e korrupsionit
Të kemi spitale ku nuk të vrasin por sakrifikojnë për jetën.
Të kemi shkolla ku nuk të therin me thika por edukojnë
Të mos kemi njerëz të Mafia-s në polici, prokurori e gjykata.
Të mos jargavitemi dyerve të ambasadave për të shplarë njëri-tjetrin.
Të jemi një vend ku vendimet e Gjykatës Kushtetuese të mos jenë portofoli i partisë e qeverisë.
Ku Diaspora të jetë aksionere në qeverisjen e vendit.
Të mos përdoren bashkitë, ministritë, buxhetin, si qebaptore tenderash për familjarët e titullarëve
Për të mos masakruar Tiranën e bregdetin me beton kokaine.
Për të zhdukur 5D, inceneratorë, ofshorë
Për të mos pasur mazhorancën e inkriminuar sot opozitë bandash nesër
Për të përballur me gjykimin çdo keqbërës, kushdoqoftë ai, apo ajo.
Për të lexuar e bindur VOTËS, vullnetit të çdo qytetari.
Për të pasur përfaqësues të zgjedhur, që nuk duan mandat politik për tu mbrojtur e pasuruar.
Ka pafund punë për të bërë. Sidomos për të mos u ngjarë aspak të sotmëve në pushtet.
Është radha jonë. Me kusht për të mos nxjerrë të drejtat e askujt nga radha që i takon nga ligji dhe Zoti.
Kujdes.
Është radha jonë për të hequr radhët e vëna prej 12 vitesh.
Mos e keqlexoni RADHËN.
Mos e abuzoni.
Mos e shfrytëzoni.
Mos shpërdoroni.
Mos e përdorni për të vjedhur.
Se atëherë nuk është e jona, por e qoftëlargut.