E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dashur socialistë e rilindas!Lideri juaj është një mashtrues i niveleve ndërkombetare.
OP-ED

Të dashur socialistë e rilindas!Lideri juaj është një mashtrues i niveleve ndërkombetare.

Kreshnik  Osmani

Per miqte e dashur socialiste dhe mbeshtetes te Rilindjes kam nje mesazh te shkurter dhe te sinqerte:
Kur ua shaj te gjatin, apo kur ua sulmoj Rilindjen une nuk kam asgje me buken e femijeve tuaj. Besoj me fuqine e shpirtit se ju duhet te hani tete vjet siç hengren ata qe ishin para jush. Nuk mundem t’ju hyj ne hak dhe te them ikni se mbaruat, jo! Kurre. Ju duhet te ngopeni tete vjet, ashtu siç i ngopen ata te çadres dhe ata te Ilirit, tetë. Keni edhe ju planet tuaja, bizneset tuaja, afatet tuaja, kredite tuaja dhe une kete e di mire. Idea eshte se eshte gjysma e Shqiperise qe nuk voton fare dhe nje pjese e ka braktisur Shqiperine dhe ata kerkojne qe ky vend te behet. Me ngecte uji ne fyt qe une nuk kam deshire qe ju te hani me pak se ata te çadres. Dua vetem t’ju kujtoj se eshte mjerimi madh ne qarkullim, jane jashte jush dhe çadres, qe jane gati ne çdo moment t’ju hidhen ne fyt dhe t’jua nxjerrin syte sepse lideret tuaj i kane genjyer, mashtruar dhe kete e bejne çdo dite. Lideri juaj eshte nje mashtrues i niveleve nderkombetare, ju betohem per kete me me te shtrenjtet e mi. Nuk ka ndermend ta beje Shqiperine, nuk ka ndermend Vetting, nuk ka ndermend Reformen ne Drejtesi. Ju betohem qe lideri juaj genjen paturpesisht. A e dini ju qe ai tallet me te gjithe?! A e dini sa i pashpirt eshte ai?! A e dini se keni nje lider qe nuk e ka piken e burrnise?! A e dini se eshte i gatshem qe ta çoje vendin ne gremine, vetem per tekat e tij?! A e dini ç’i punon miqve te tij ai?! A e dini sa i pabese eshte ai?! A e dini se nuk do t’ia dije per njeri?! A e dini se nuk i rruhet fare per Europen, per Lirine, per Nderkombetaret, pet Ligjin, per Drejtesine e Demokracine?!
Miku im dhe mikesha ime rilindas!
Ju duhet te hani tete vite siç hengren ata, po ishit te zotet hani edhe dymbedhjete por ne qe flasim e kritikojme nuk kemi gje me buken e femijeve tuaj, por me gjysmen tjeter te anetaresise se Kombit qe hane buke e marmalate dhe jane te gatshem t’ju nxjerrin syte e t’ju hidhen ne fyt. A e di çfare miku im rilindas?!
Ne nuk shkruajme per t’u bere qejfin atyre te çadres. Ata kane zene radhen per teçen e tyre dhe sapo dikush i shtohet radheve te opozites e shohin si tigri apo si macja e eger me dhembe perjashta, kane frike se u zene vendin, kane frike se behen shume. Ata e dine se me hir a pahir do te vijne nje dite ne pushtet dhe qe te ngopen mire nuk duhet te jene shume.
Miku im Rilindas, ju duhet te hani tete dhe po ishit te zotet dymbedhjete, por kur ua shajme apo sulmojme mashtruesit qe keni ne krye, betohem se nuk kemi asgje me buken e femijeve tuaj, por flasim ne emer te gjysmes se shqiptareve qe u ka ardhur qumeshti i nenes ne maje te hundes dhe jane te gatshem t’ju hidhen ne fyt e t’ju nxjerrin syte!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.