Sa trishtim o populli im!
Adriatik Dosti
Dhe dhimbja eshte e idhet fort kur vjen pikerisht andej nga ti e ke te veshtire ta besosh…
I njejti popull qe helmoi Ismail Qemalin dhe e varrosi e c’varrosi te pakten nje 4-5 here.
I njejti popull qe sa ishte Zogu ne pushtet e quajti Mbret e kur ne fuqi erdhen kuqaloshet e quajti Tradhetar.
I njejti popull qe u vra mes vedit ne partizane e balliste…sepse keshtu deshen armiqte e tij …
I njejti popull qe e la Fishten pa varr, qe Konicen e Nolin si vleresoi kurre ashtu sic e meritonin…qe Nene Terezen se lejoi per dekada me radhe te shkelte ne Atdheun e vet e qe nacionalistin e flakte M.bej Frasherin e quajti perjetesisht armik.
I njejti popull qe i shkulte perbindshem floket intelektuales se pare shqiptare Musine Kokalari teksa ”e percillte” per ne Gjyqin e Popullit .
I njejti popull qe kanibalisht e varrosi per se gjalli atdhetaren Sabiha Kasimati…
I njejti popull qe i mallkoi udheheqesit e vet radhazi teksa krye – udheheqesi erdhi nje dite e i shpalli ata armiq te Shqiperise
I njejti popull qe shkulte lesht e kokes kur vdiq Diktatori Hoxha …madje e varrosi ate si Hero te kombit dhe e percolli ne shtrat Topi.
I njejti popull ne teresi qe voton ne mengjes per Ramen e ne mbremje per Berishen…e ne kafe hiqet si demokrat e ne shtepi perbetohet si socialist e neo komunist.
I njejti popull qe shitet e blihet si bagetia ne pazarin e Rrogozhines …e qe per nje thes Miell te le voten ne dore…
I njejti popull qe vdes per te huajin dhe mezi pret rastin te vrase te vetin…
I njejti popull qe edhe sot e kesaj dite nuk po arrin dot te kuptoje se sa shume gjera e poshtersi jane bere pikerisht …ne emer te popullit .
I njejti popull per te cilin me dhimbje por realisht mund te thuash me plot gojen JOOOO ti s’je popull por Turme.
I njejti popull ku e keqja e tij, spiunlliku, cmira, tradhetia , xhelozia e dashakeqesia ndaj njeri tjetrit lindin e vdesin po brenda tij …
I njejti popull qe per nene e babe ka Liderin e Partine …dhe as qe e llogarit gjakun e vet dhe Shqiperine.
I njejti popull ku viktima dashurohet e bashkejeton me kriminelin .
I njejti popull te cilit i pelqen aq fort shprehja…budallait hapi rruge…apo edhe shprehja tjeter qe …hedh budallai nje gur ne Pus e 1mije te mencur se nxjerrin dot …
I njejti popull qe ne mengjes te shpall Hero e ne mbremje tradhetar …here te vret e here thote…vrau veten e qe te vret naten e te qan diten…
I vetmi popull qe me sa duket nuk do kurre qe ta mesoje historine e vet ashtu sic eshte dhe sic ka ndodhur ne realitet…
I vetmi popull Ateist ne bote ( me ligj e kushtetute ) e po i njejti popull qe dje i coi ne burg, ne litar e plumb sherbestaret e Perendise …dhe shembi e hodhi ne ere Kisha, Xhamia ,Tyrbe e Teqe e qe sot ” te vret ” per pune feje e per te qenit mysliman, katolik e orthodoks te devotshem…
…O zot fali se vertet nuk dijne se c’ bejne…jane te tredhur menderisht .
I njejti popull qe u shkreh ne vaj nga vdekja e grekut Janullatos …te cilit kur t’ ja mesojne krejt bemat e antishqiptarizmat e tij sa qe gjalle …nuk do dijne se si ta mbulojne e fshehin surratin nga turpi e jo me ta perkujtojne Anastasin e tyre…
I njejti popull pa tru, pa taban, pa bythe e pa shtylle kurrizore …fale te cilit tash 80 vjet jemi ketu ku jemi …cfare tmerri.
Nje popull qe pranon ta udheheqe perversiteti e provincializmi per nje kohe kaq te gjate e ku qytetaria i nenshtrohet frikshem ruralizmit …e meriton perjetesisht nje fat te tille.
I njejti popull …per te cilin thote aq bukur , sakte por edhe dhimbshem At Zef Pllumi…nuk arrita kurre me e kuptue se si ka mundesi qe nje popull kaq i vogel sa ky i yni me pjell kaq shume rrugaca….no comment.
Shenimi im personal – ky status nuk ka per qellim as te fyeje, ofendoje e denigroje popullin tim …perkundrazi t’ ja thote atij te verteten e dhimbeshme lakuriq e publikisht si dhe ta sensibilizoje ate e ta zgjoje nga gjumi i vdekjes ku ka rene …sepse absolutisht qe duhet te ndergjegjesohet per ate qe…meriton nje fat krejt ndryshe…ok.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



