Më në fund ia dolën!!!
Artan Hoxha
Po po, u lodhën ca.
Dy drejtuesit më jetgjatë në Shqipëri, bën kompromise me djallin dhe me dreqin vetë, duke sjellë në Serbi dhe Shqipëri, finalet e Europianit per skuadrat kombëtare të moshës U-21.
Për herë të parë ata, bënë bashkë krah për krah, Shqiponjën e zezë dykrenore të Skënderbeut me shqiponjën e bardhë dykrenore të Serbisë.
Ja dolën, kundër të gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen.
Sidomos kundër shqiptarëve të përtej Drinit të Bardhë, që i kanë ende të freskta barbaritë sërbe në tokën martire të Kosovës, në qytetet dhe familjet e tyre.
Për ta nuk ka fare, po fare interes, çfarë mendojnë dhe çfarë dëshirojnë shqiptarët.
Nuk u bëhet fare vonë si shahen shqiptarët, si fyhen në kor, si përdhosen simbolet kombëtare në çdo stadium europian, ku skuadrat e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pranishme, nga bashkëorganizatorët serbë të Euro-U21.
Si një nga pak shqiptarët, që kam patur mundësinë të jem i pranishëm në ndeshjen e 14 tetorit 2014, Serbi vs SHQIPËRI, në stadiumin “Jugoslavenska narodna armija”(Ushtria Popullore e Jugosllavisë) në Beograd, vazhdoj ta kem ende në kujtesë jehonën e tmerrshme, me thirrjet e gjithë stadiumit, “vriti, vriti shqiptarët”.
Nuk e di çfarë fiton FSHF e Armando Dukës dhe qeveria e Edi Ramës, përveç faktit që do jenë disa ditë në vëmendje të mediave europiane, si “strategët e mëdhenj”, të cilët kapërcejnë përtej problemeve dhe armiqësive historike të dy kombeve.
Por SHQIPTARËT, e Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, ata që me simbolet kombëtare mbi supet e tyre mbushin stadiumet më të mëdha të Europës, kanë humbur shumë.
Këtë radhë, SHQIPTARËT,
kudo që ndodhen,
janë provokuar paturpësisht,
janë tradhëtuar në ndjenjat e tyre kombëtare
dhe janë nëpërkëmbur sikur të mos egzistonin fare nga dy drejtuesit e tyre: njeriu që mori përsipër sigurinë, garancinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kryministri i Shqipërise Edi Rama dhe organizatori sportiv, presidenti i FSHF-dhe zëvendës presidenti i UEFA-s, Armando Duka….
I madhi Ali Asllani ka shkruar:
“Koha është e maskarenjve
por atdheu është i SHQIPTARËVE”…