E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtëpitë e ‘barit’, vota angleze e PS
Lajme

Shtëpitë e ‘barit’, vota angleze e PS

Basir Çollaku

Vota e diasporës nuk i ka shpëtuar kriminalizimit dhe shit-blerjes. Në Angli hashashi është në fushatë. Sulmi qeveritar me ministra e administratë, me kanosje, është derdhur nëpër Evropë. Ministra e bashkiakë kanë ngritur rrjetet e pagesave. Në Itali pak ditë më parë një emigrant më tha se oferta ndaj të afërmve të tij kishte shkuar deri në 700 euro. Por vota do të administrohej nga i dërguari i mazhorancës.

Po Britania?

Në Angli emigracioni i shtuar ka qenë edhe destinacion elektoral për zgjedhjet e 11 majit 2025. Bandat dhe krimi janë në inventarin e qeveritarëve. Skema për të mbuluar transfertat financiare të blerjes së votave janë të quajturat “shtëpitë e barit”. Pagesa shkon deri tani në 150 paund për një votë me tendencë rritjen.

Si po funksionon?!

Kontraktori rilindas nga Tirana bie në marrëveshje me “pronarët” e shtëpive të barit, kultivimit të hashashit. Se mos largqoftë mendoni se do të denoncojë aktivitetin e trafikut. Jo, jo. I jepet lista me emra dhe me adresa të votuesve të shënuar e të dakortësuar për të shitur votën. Qofshin 3 deri në katër vota shkojnë 500 paund. Për më tepër ndryshon çmimi sigurisht. Pronari i shtëpisë së barit nëse investon në blerje votash 100 mijë paund i premtohet që shumën ia çojnë në Shqipëri në adresën ku ai kërkon. Si fillim ai kursen 10.000 paund, kostoja e transportit ilegal për të sjellë paratë në Shqipëri. Përveç kësaj premtojnë edhe diçka më tepër si bakshish për angazhimin. Në paketë përfshihen edhe leje legalizimesh apo ndërtime e rikonstruksione banesash. Por kushtet e sigurisë si votës së sigurt i përcakton partiaku nga Tirana. Zarfin ai kërkon ta marrë vetë e përcjellë në postë duke u siguruar se vota e barit ka shkuar te partia e barit. Tek mazhoranca në aksion për narkovotën…Fenomeni është shumë agresiv. Ndoshta platforma e Strukturës së Posaçme do të gjejë mundësi të shohë raste të tilla…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.