E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trilema e Edit
Lajme

Trilema e Edit

Artan Hoxha

Edi Rama në trilemë. Për shkak të Erjonit, Veliajt pra, që ia nxorrën nga loja me të kuqe SPAK/GjKKO e tashmë shpresat për fitore në Tiranë, sic tha vetë dje në takimin e përmo(r)tshëm, i ka tek blerja magjike e Erjonit tjetër, Braçes së vogël, në ekipin rilindës të Tiranës.

Nga Kryeministër ardhur në pushtet me shtytjen e buldozerit Meta, vijuar me mendjelehtësinë e balerinit Basha, më pas me bekimin e neo-liberaleve-sorosiane të Uashington-it (DC), vizioni i tij filloi të shtrihej në 20 vitet e ardhshme – Ai, Diktatori i Ndritur.

Për këtë i duhet edhe pushteti i plotë edhe shkëlqimi i panjollë e, këte të dytin, pas kaq vitesh balte ngjitur në trup, mund ta lajë vetëm me certifikatë gjykate, duke dënuar gjith të tjeret veç ai jo. I pahetueshëm, i pagjykueshëm, i paqortueshëm. Qentë le të lehin më pastaj.

Pushteti nuk mund të jetë as i plotë e as i sigurt pa prokurorinë dhe gjyqësinë. Këto i mori nën bashkëpronësi me amerikanët mbështetës. Të dy pronarët e përdorën sistemin siç deshën kundër opozitës. Tek të tijtë sipas rastit: Ahmetaj i malokut, Beqja i bablokut. Dënimi i opozitës i shërben sigurisë e jetëgjatësisë së pushtetit, dënimi i të vetëve i shërben shkëlqimit të pushtetit.

Ndaj, lema e parë e Edit është se si ta kapitalizojë procedimin e Erjonit, si ta përdorë për lavdinë e tij, shkëlqimin e pushtetit të tij-Ai, reformatori i ndritur që me drejtësinë e rilindur prej tij ndëshkon edhe të vetët që hanë mollë e dardha pas shpinës së tij, qofte ky edhe Erjoni, dora vetë. Ndaj, në gjithë këto dalje këto ditë vijon të thotë se do e mbështesë pavarësinë e drejtësisë, por…

Lema e dyte e Edit është të mos e shndërrojë Erjonin në Arben, ta lerë zemra e mendja e të fillojë të nxjerrë broçkulla, aq me keq të ndërsejë të vetët kundra në fushatën zgjedhore. Ndaj shan, mallkon e kërcënon gjykatësin e çështjes, prokurorin e çështjes por…. jo Dumanin e çështjes.

Lema e tretë e Edit, me e freskëta, është se bashkëpronari amerikan, i mëparshmi neo-liberalo-sorosian, është vetë non-grata në ShBA dhe pritet të zevendësohet së shpejti nga një anti-sorosiano-konservator i thekur ndërsa Doktori e ka tashmë ndërlidhjen e drejtpërdrejtë me Trump përmes LaCivita-s, e pra, në mos shumë shpejt, gjithsesi shpejt, do i nisin konfliktet e bashkëpronësisë e një dreq e di se nga do anojë peshorja e drejtësisë.

Nuk kam se si të mos e mirëkuptoj në këtë trilemë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.